Më 2 maj të vitit 1469, në Firence, Itali, lindi Nikolo Makiaveli (Niccolo Machiavelli), politikan, diplomat, shkrimtar, i njohur për Princin, libër xhepi për politikanë të paskrupullt, dinakë e të pabesë.
Përveç Princit, Makiaveli shkroi traktatin për Artin e Luftës, si dhe poezi e drama. Së bashku me Leonardo da Vinçin cilësohet si një shembull tipik i njeriut të rilindjes. Ky përcaktim, veçorizon në mënyrë më të kryer qoftë njeriun ashtu edhe letrarin dhe jo emërtimin makiavelizëm, që ka hyrë për tjetër gjë në gjuhën e tanishme për të treguar një mençuri dhe një mprehtësi të mendimit kurdoherë të hollë e kulmor.

Vitet e fundit të jetës, Makiaveli i kaloi i vetmuar në një fshat të vogël larg qytetit; vdiq më 1527, u varros në kishën Santa Croce, Firence, ku ironikisht i ishte ndaluar hyrja sa ishte gjallë.
“Qëllimi justifikon mjetin”

Në fakt fraza e famshme “qëllimi justifikon mjetin” nuk është shkruar kështu nga Makiaveli, por nga një tjetër kolos i letrave italiane, Francesko De Sanktis, që përmblodhi mënyrën e gabuar të interpretimit që i bënin mendimit të Makiavelit. Këto janë 50 thëniet gjeniale të Makiavelit.

1- Politika nuk ka lidhje me moralin.

2 -Një princi nuk i mungojnë kurrë arsyet legjitime për të thyer premtimin e tij.

3 -Një sundimtar i mençur nuk duhet ta mbajë besën kurrë nëse duke bërë kështu do të jetë kundër interesave të tij.

4 -Para së gjithash, armatosu.

5 -Përfitimet duhet të jepen gradualisht, dhe në këtë mënyrë ato do të shijohen më mirë.

6 -Sipërmarrësit janë thjesht ata që e kuptojnë se ka pak ndryshim mes pengesë dhe mundësisë. Dhe janë në gjendje t’i kthejnë të dyja në avantazhin e tyre.

7 -Urrejtja është fituar me anë të veprave të mira aq shumë sa me anë të veprave të këqija

8 -Ai që dëshiron të jetë i bindur duhet të dijë se si të komandojë.

9 -Kështu del se pothuaj që të gjithë Profetët e armatosur kanë qenë fitimtarë, dhe të gjithë profetët e paarmatosur janë shkatërruar.

Lexo po ashtu:  Kodi i fshehtë i përkrenares së Skënderbeut

10- Unë nuk jam i interesuar në ruajtjen e status quo-së, unë dua ta shkatërroj atë.

11- Nëse duhet bërë një lëndim ndaj një njeriu, atëherë ai lëndim duhet të jetë shumë i rëndë saqë nga hakmarrja e tij të mos kesh aspak frikë.

12 -Është kënaqësi e dyfishtë të mashtrosh mashtruesin.

13- Është shumë më e sigurt kur ta kanë frikën, sesa kur të duan.

14- Nuk e nderojnë titujt njeriun, por njeriu i nderon titujt.

15 -Njerëzit janë shumë të thjeshtë dhe shumë të prirur për t’iu bindur nevojave të menjëhershme saqë një mashtruesi nuk do t’i mungojnë kurrë viktimat për mashtrimet e tij.

16 -Njerëzit ngjiten nga një ambicie tek një tjetër: së pari, ata kërkojnë të sigurojnë veten kundër sulmit, dhe pastaj ata i sulmojnë të tjerët.

17 -Një bir nuk mund ta durojë me qetësi humbjen e babait të tij, por humbja e trashëgimisë së tij mund ta çojë atë në dëshpërim.

18- Mendjet njerëzore janë tre llojesh: e para të afta për të menduar për veten, e dyta të afta për të të kuptuar mendimet e të tjerëve dhe e trete nuk është as e aftë të mendojë për vete dhe as të kuptojë mënyrën si mendojnë të tjerët. E para është ekselenca e lartë, e dyta është ekselenca dhe e treta është e pavlerë.

19- Nuk ka asgjë më të vështirë për të marrë në dorë, më të rrezikshme për të kryer, apo më të pasigurte në suksesin e vet, se sa të marrësh udhëheqjen gjatë hyrjes në një rend të ri të gjërave

20- Asgjë e madhe nuk është arritur ndonjëherë pa rrezik.

21- Lufta nuk shmanget; ajo mundet vetëm të shtyhet, në avantazh të të tjerëve

22- Kushdo që dëshiron të ketë sukses të vazhdueshëm, duhet të ndryshojë sjelljen me kalimin e kohës.

23- Premtimi i dhënë ishte një domosdoshmëri e të kaluarës; premtimi i pambajtur është një domosdoshmëri e të tashmes.

24- Njerëzit instinktivisht nuk ju besojnë gjërave që nuk i kanë eksperimentuar vetë.

Lexo po ashtu:  Fjalimi origjinal i Ismail Qemalit me 1912!

25- Sa më shumë rërë që ka zbritur nga ora e qelqtë e jetës sonë, aq më qartë shohim nëpër të.

26- Asnjë sipërmarrje nuk ka më shumë shanse për të dalë me sukses, se sa ajo që i fshihet armikut, deri në momentin e vënies në zbatim.

27- Njerëzit ngrihen nga një ambicie në tjetrën; në fillim ata përpiqen të sigurohen prej sulmeve, pastaj sulmojnë të tjerët.

28- Nëse një njeri duhet ta lëndosh, duhet që ta bësh aq fort, saqë të mos ia kesh frikën hakmarrjes së tij.

29- Njerëzit ose duhet të trajtohen me mirësi, ose të shkatërrohen. Sepse ata hakmerren për lëndimet e vegjël – për ata të rëndët, nuk munden.

30- Metoda e parë për të vlerësuar inteligjencën e një sundimtari, është të shohësh ata që i rrinë rreth e rrotull.

31- Ai që mashtron, do të gjejë gjithmonë nga ata që lejohen të mashtrohen.

32- Lufta është e drejtë kur është e domosdoshme; armët janë të lejueshme kur nuk ka shpresë, përveç se tek armët.

33- Princërit dhe qeveritë janë shumë më të rrezikshëm se sa elementët e tjerë të shoqërisë.

34- Njerëzit janë kaq të thjeshtë, dhe jepen kaq shpejt pas dëshirave të momentit, saqë ai që mashtron, do të gjejë gjithmonë nga ata që janë gati të mashtrohen.

35- Njerëzit ose duhet të trajtohen bujarisht ose të shkatërrohen, sepse ata marrin hak për lëndime të lehta, për ato të rëndat nuk mund të hakmerren.

36- Asnjë vepër e jona nuk ka më shumë gjasa të ketë sukses se ajo që na e këshillon armiku teksa është gati për ekzekutim.

37- Për njerëzit mund të themi në përgjithësi se ata janë të lëkundur, hipokritë, dhe të babëzitur për fitime.

39- Themelet kryesore të çdo shteti, shtetet e reja si dhe ato të lashta dhe të përbëra, janë ligjet e mira dhe armët e mira. Nuk mund të kesh ligje të mira, pa armë të mira, dhe ku ka armë të mira, ligjet e mira në mënyrë të pashmangshme i ndjekin.

Lexo po ashtu:  Vejusha e heroit Bajo Topullit, e papunë dhe torturat e komunizmit

40- Ai i cili ia përshtat politikën e kohës, përparon, dhe nga ana tjetër politika e atij që përplaset me kërkesat e kohës, nuk përparon.

41- Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund.

42- Nuk ka luftë për t’u shmangur, por vetëm mund të shtyhet për avantazhin e të tjerëve.

43- Lufta duhet të jetë studimi i vetëm i një princi. Ai duhet të konsiderojë paqen vetëm si një kohë sa për t’u mbushur frymë, çka i jep atij kohë të lirë për të shpikur, dhe e furnizon atë me aftësinë për të ekzekutuar planet ushtarake.

44- Kur të çarmatosësh popullin, ti fillon t’i poshtërosh ata dhe të tregosh mosbesim ndaj tyre ose nëpërmjet frikës ose nëpërmjet mungesës së besimit, dhe të dyja këto mendime burojnë urrejtje.

45- Kur vullneti është i madh, vështirësitë nuk mund të jenë të mëdha.

46- Kushdo që pushton një qytet të lirë dhe nuk e shkatërron atë, kryen një gabim të madh dhe mund të presë që të shkatërrohet ai vetë.

47- Nëse nuk kanë një mundësi aftësitë janë të pavlera dhe pa një aftësi mundësitë janë të panevojshme.

48- Të qeverisësh do të thotë t’i bësh të tjerët të të besojnë.

49- Synimet e popullit janë shumë më të ndershme se synimet e aristokratëve, sepse këta duan të shtypin, popullin që të mos shtypet.

50- Oportunizmi nga Makiaveli

“Kush je ti që dukesh më pak i ëmbël

Ndërsa qiejt zbukurohen me luks

Me pajën tënde?

Pse pra, i shqetësuar?

Pse këto krahë mbi këmbët e tua? “

“Nuk më njeh? Jam, Oportunizmi

Arsyeja që kurrë nuk rri në një vend

Është se rrota kam nën këmbët e mia;

“Më thuaj, kush është ai që të shoqëron? “

“Quhet Pendimi, i cili më mbron mua!”/MekuliPress /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *