Atë kohë ishte e vështirë të tregohej nëse Microsoft Edge do të ruante pozicionin. Trendi i rritjes së Edge jo vetëm që vijoi, por madje rriti distancën me Firefox.
Microsoft Edge lë në hije Firefox
Nëse keni ndjekur zhvillimet e fundit në lidhje me Microsoft Edge, keni parë sesa shumë Microsoft ka punuar për ta përmirësuar shfletuesin. Përpjekja duket se po jep frytet e veta ndërsa Microsoft Edge jo vetëm që ka parakaluar Firefox por po zgjeron diferencën.

Rreth Shkurtit të 2020-ës diçka ndodhi. Prej vitesh Chrome dhe Firefox kanë qenë dy shfletuesit kryesorë në treg. Më pas Firefox-it ju zu vendi i dytë nga Microsoft Edge pasi ky i fundit adoptoi motorin e Chrome.

Atë kohë ishte e vështirë të tregohej nëse Microsoft Edge do të ruante pozicionin. Trendi i rritjes së Edge jo vetëm që vijoi, por madje rriti distancën me Firefox.

Në muajt e fundit Edge ka pasur një diferencë 1.5% më Firefox që shkoi në 3% në Tetor sipas statistikave të NetMarketShare.

Lexo po ashtu:  Rusia hakoi komunikimet satelitore ditën që nisi pushtimin e Ukrainës

Prej vitesh shfletuesit e Microsoft kanë qenë inferior ndaj Chrome dhe Firefox. Me Edge e ri Microsoft jo vetëm që po e zhvillon në funksionalitete por edhe po e ofron në çdo platformë.

Pyetja e radhës është a do të arrijë Edge të sfidojë Chrome?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *