Deri më sot Microsoft kishte operuar dyqane për 11 vite me radhë ku 106 prej tyre ishin në SHBA dhe 10 të tjerë në katër vend të botës.

Ditën e Premte Microsoft zbuloi planet për të mbyllur pjesën më të madhe të dyqaneve fizike Microsoft Store përgjithnjë. Kompania do të përqendrojë të gjitha forcat në Microsoft.com ku konsumatorët e kompanisë mund të blejnë direkt produkte si dhe të marrin mbështetje e trajnime.

Disa dyqane në Londër, Nju Jork, Sidni dhe Remond do të mbeten të hapura. Microsoft nuk përmendi largime nga puna sepse ekipet e dyqaneve do të vijojnë të asistojnë konsumatorët në distancë, të shesin, të trajnojnë dhe japin mbështetje teknike.

Deri më sot Microsoft kishte operuar dyqane për 11 vite me radhë ku 106 prej tyre ishin në SHBA dhe 10 të tjerë në katër vend të botës.

Microsoft tha se ky vendim do ti kursejë kompanisë 450 milionë dollarë shpenzime në taksa. Lajmi për mbylljen e dyqaneve erdhi të njëjtën javë që Microsoft ndau planet për të mbyllur shërbimin gaming Mixer.

Lexo po ashtu:  Dorëshkrimet e Kafkës botohen online

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *