Por Skype nuk ka për të ikur gjëkundi konfirmoi një drejtues i lartë i Microsoft. Aktualisht ky shërbim ka 500 milionë përdorues.

Ditën e sotme Microsoft bëri të ditur se do të lançojë një version të aplikacionit Teams për konsumatorët.

Teams për jetët tuaja personale, siç Microsoft e quan, do të sjellë disa funksione dhe mjete për familjet dhe grupet e vogla për të organizuar evenimente, ndarë informacione dhe pranuar dhe dërguar video thirrje.

Është një lëvizje interesante të shohim Microsoft të ndjekë këtë drejtim me aplikacionin Teams duke qenë se ofron një aplikacion të tillë siç është Skype.

Por Skype nuk ka për të ikur gjëkundi konfirmoi një drejtues i lartë i Microsoft. Aktualisht ky shërbim ka 500 milionë përdorues.

Duke e pozicionuar Teams si mjetin perfekt për jetën profesionale dhe atë personale, Microsoft dëshiron që aplikacioni të identifikohet vetëm me punën në distancë por edhe me organizimin e jetës individuale. Për këtë qëllim shumica e përdoruesve shfrytëzojnë aplikacione si WhatsApp.

Microsoft nuk dha një datë të saktë por tha se vjen nga fundi i vitit. Kompania rekomandon përdoruesit të përdorin Skype i cili javët e fundit është rritur me 52% në përdorim. /

Lexo po ashtu:  Çfarë do të ndodhë me Twitter në epokën e Musk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *