Hakerët mund të shfrytëzojnë problemet e sigurisë duke u dërguar viktimave dokumente.Microsoft paralajmërim serioz për përdoruesit e Windows

Sot Microsoft paralajmëroi miliarda përdorues të Windows se hakerët po shfrytëzojnë aktivisht dy probleme sigurie në Windows me të cilat mund të marrin kontrollin e kompjuterëve.

Të gjitha versionet e Windows rrezikohen. Problemet ekzistojnë në Windows Adobe Type Manager Library e cila lejon aplikacionet të menaxhojnë dhe pasqyrojnë fontet në sistemet Adobe.

Hakerët mund të shfrytëzojnë problemet e sigurisë duke u dërguar viktimave dokumente.

Microsoft ende po punon për të gjetur një zgjidhje. Përditësimi më i afërt është ai i 14 Prillit ku Microsoft i lëshon zakonisht gjatë javës së dytë të çdo muaji.

Edhe pse nga ky problem janë prekur përdoruesit e Windows 7, vetëm ata në versionin Enterprise do të marrin përditësime.

Lexo po ashtu:  Facebook krijon një version të Messenger Rooms për kompanitë e bizneset

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *