Smith është pjesë e Microsoft që prej 25 vitesh dhe një prej juristëve kryesorë gjatë betejave me open source.

Microsoft pranoi se qëndrimi i tyre ndaj open-source ka qenë i gabuar pasi kompania luftoi me Linux për vite me radhë për të dominuar desktopin. Ish CEO i Microsoft, Steve Ballmer e ka quajtur Linux një kancer që ngjitet kudo.

Por presidenti i Microsoft Brad Smith sot beson se kompania e ka pasur gabim. “Microsoft ishte në anën e gabuar të historisë kur open-source shpërtheu në fillim të këtij shekulli,” tha Ai.

Smith është pjesë e Microsoft që prej 25 vitesh dhe një prej juristëve kryesorë gjatë betejave me open-source.

Lajmi i mirë është se jeta është e gjatë dhe kështu mëson se ka ardhur momenti për të ndryshuar,” shtoi Smith.

Microsoft ka ndryshuar shumë që kur e quajtur Linux një kancer. Gjiganti i softuerit sot është kontributori më i madh në botë në projektet open-source duke sfiduar Facebook, Docker, Google, Apache dhe shumë të tjerë.

Gradualisht ka adoptuar open-source që nga PowerShell, tek Visual Studio Code e madje edhe motori origjinal i javascriptit të Microsoft Edge.

Lexo po ashtu:  Unë s’mbaj shpresë, - nga Robert Shvarc.

Microsoft ka shkuar deri aty sa të integrojë Ubuntu në Windows 10. Shfletuesi Edge gjithashtu ka kaluar në motorim Chromium.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *