CEO Satya Nadella ja atribuoi këtë partneritetit të ngushtë me kompanitë lider në çdo industri dhe kontratave shumëvjeçare për shërbimet cloud.

Microsoft rekord të ardhurash

Të gjithë kemi dëgjuar sesa mirë po performon Microsoft vitet e fundit dhe raporti i radhës financiar nuk është surprizë. Edhe njëherë tjetër gjigandi i teknologjisë performoi shkëlqyeshëm duke siguruar një vit fiskal rekord.

CEO Satya Nadella ja atribuoi këtë partneritetit të ngushtë me kompanitë lider në çdo industri dhe kontratave shumëvjeçare për shërbimet cloud.

Sipas raportit Microsoft gjeneroi 33.7 miliardë dollarë të ardhura tre mujorin e kaluar, 12% më shumë sesa vitin e kaluar. Për vitin fiskal që u mbyll në Qershor, Microsoft gjeneroi 125.8 miliardë dollarë të ardhura, një rritje me 14% krahasuar me një vit më parë.

Siç po ndodh me çdo tre mujor, edhe këtë periudhë të fundit kompania shikoi rritjen e segmentit cloud me 19% në 11.4 miliardë dollarë të ardhura. Biznesi i produktivitetit u rrit me 14% ndërsa ai i kompjuterëve personal me 4% në 11.3 miliardë dollarë.

Lexo po ashtu:  “Edhe nëse frika do të ketë më shumë argumente, ti zgjidh shpresën”

I vetmi sektor me rënie është ai i lojërave Xbox me 10% dhe softuerit dhe shërbimit Xbox me 3%. Nuk përbën çudi kjo rënie sepse kompania nuk ka lançuar një konsolë prej “shekujsh.” Por në konferencën E3 në Qershor Microsoft solli Projektin Scarlett i cili premton një Xbox katër herë më të fuqishëm sesa Xbox X.

Së bashku me konsolën kompania ka planifikuar lançimin e disa lojërave të mëdha së bashku me një shërbim cloud streaming.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *