Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shfuqizuar sot vendimin e ish kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave, duke i ulur pagën vetes dhe ministrave por jo edhe gjyqtarëve.

Pas kësaj ka reaguar Ehat Miftaraj nga IKD, i cili ka thënë se kërkesa e IKD-së po zbatohet me dy vite vonesë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se më mirë vonë se kurrë  dhe është vendim i mençur që nuk preken pagat e gjykatësve dhe prokurorëve.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kerkesa e IKD-se e muajit dhjetor 2017, me dy vite vonese zbatohet ne praktike.

Me mire vone se kurre.

Pagat e gjykatesve dhe prokuroreve, nuk preken. Vendim i menqur dhe qe siguron pavaresine e sistemit gjyqesor dhe prokurorial.

Sesi eshte arsyetuar ne vendim kjo ceshtje, jam shume i etur per ta lexuar. Logjika juridike nuk e mundeson nje gje te tille.

Lexo po ashtu:  Kurti reagon në Twitter për fushatën e Serbisë kundër Kosovës: “Ne nuk jemi pengesa në rrugën për dialog dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne kemi bërë një hap përpara, ata kanë bërë një hap pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *