Milan priste sinjale për rinisjen e kampionatit për të shtuar ritmin e presingut për Rangnick. Fakti se mund të besojë tek të ardhura ekonomike të sigurta – mbi të gjitha në të drejtat tv – i ka lejuar kuqezinjve të përcaktojnë më mirë buxhetin që do të jetë në dispozicion për revolucionin që ka në mendje gjermani. 100 milionë për të hedhur në merkato, shifra e kërkuar nga Profesori e se pikërisht ajo është aprovuar nga krerët e fondit Elliot.

Rangnick – që javën e ardhshme mund të fluturojë në London Gordon Singer – është gati të firmosë një kontratë tre vjeçare për 6 milionë euro duke marrë detyrën e dyfishtë trajner e drejtues. Ragnick që fillimisht kishte kërkuar 18 bashkëpunëtorë, tani duket se po vjen përballë nevojave të Milan, duke i dhënë më tepër hapësirë burimeve që janë që tani në klub.

Projekti Rangnick fluturon edhe në lidhje me merkaton, ku gjermani i ka idetë të qarta. Ibra mund të qendrojë, por duhet të pranojë mundësinë për të rritur profesionalisht sulmuesit e rinj që do të vijnë në Milano si Luka Jovic i Real Madrid, emri i parë në listën e gjermanit, por nëse serbi nuk jep shumë garanci, pas dëmtimit të fundit e një sezoni për tu harruar, Raiola propozon Myron Boadu talentin 19 vjecar të kombëtares hollandeze e të AZ Alkmaar.

Lexo po ashtu:  Lorik Cana zbulon udhëtimin me Macron: Si i mësova të flas shqip (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *