Milani është duke projektuar të ardhmen, aty ku me shumë mundësi nuk do të bëjë pjesë Zlatan Ibrahimovic, që duket se është larg kuqezinjve dhe pranë rikthimit në atdhe, për të mbyllur karrierën.

Edhe pse takimi me Gazidis ende nuk ka ardhur, duket larg rinovimi. Sidomos sepse linja e re do të jetë ajo me vetëm të rinj dhe që duan të shpërthejnë.

Jo më kot, sipas FootballItalia, kuqezinjtë vazhdojnë të mendojnë për sulmuesin që Real Madrid e pagoi 60 mln euro te Frankfurt, Luka Jovic, i cili në Madrid nuk ka treguar ende asgjë.

Kuqezinjtë mendojnë për huazimin për dy vite me opsion për të blerë kartonin e sulmuesit serb, teksa duhet të vijë fillimisht “ok” nga Perez…

Lexo po ashtu:  Mauricio Pochettino mund të përfundoj në një klub që s’i kishte shkuar mendja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *