Ish-portieri i Lazios dhe Milanit, Valerio Fiori, ka folur për ndeshjen ndërmjet dy ish-ekipeve të tij. Ai mendon se do të jetë një sfidë që vë përballë dy portierët më të mirë të Serie A. Donnarumma dhe Strakosha janë të dy titullarë dhe pika të forta të skuadrave të tyre.

“Lazio-Milan do të jetë një sfidë personale mes dy portierëve më të mirë të kampionatit sipas mendimit tim. Nëse Milani do të gjejë zëvendësuesin e Donnarummas do t’i rekomandoja Thomas Strakoshë. Portieri shqiptar të jep siguri.

“Ashtu si Donnarumma ai ka debutur kur ka qenë shumë i ri dhe të dy kanë fituar eksperiencë duke u rritur. Strakosha është shumë i fortë mes shtyllave dhe po riparon defektet e tij me kohën, del më shumë dhe luan me topin. Portieri është një rol shumë i vështirë dhe është subjekt i kritikave.

“Strakosha duhet të rritet duke mos i kushtuar rëndësi kritikave që i bëjnë. Ai shumë shpejt do të jetë një top portier”, – tha Fiori. Ish-trajneri i portierëve të Milanit e shpreh hapur simpatinë e tij për portierin shqiptar.

Lexo po ashtu:  Super ofertë angleze për Immobile: 135 milionë nga Newcastle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *