Milani e ka fituar derbin ndaj Romës 2-0 në kuadër të javës së 28-të në Serie A.

Ishte minuta e shtatë e takimit kur Rossonerët rrezikuan portën kundërshtare me anë të Samu Catillejos, por që lojtari ishte në pozitë jahte loje.

Më pas Roma mori iniciativën dhe rrezikoi me anë të Lorenzo Pellegrinit (15’), mirëpo goditja e tij me kokë përfundoi jashtë portës.

Giallorossët kishin një shans të artë që të kalonin në epërsi, vetën nëse Edin Dzeko do të ishte më i saktë në goditjen që bëri në minutën e 20-të.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe pa ndonjë rast serioz, edhe pse të dy skuadrat do të mund të realizonin po t’i mbyllnin aksionet në mënyrën e duhur.

45 minutëshi i dytë ishte më në favo të Milanit që arriti të krijonte aksione më të rrezikshme dhe mundi i tyre u shpërblye nga fundi i takimit.

Në minutën e 76-të, Ante Rebic përfitoi nga një gabim i Romës, duke e futur me lehtësi topin në rrjetë.

Lexo po ashtu:  Lautaro Martinez, mesazh për tifozët e Interit

Vendasit më pas fituan edhe një penallti në minutën e 88-të të cilën në gol e konvertoi Hakan Calhanoglu, për të marrë kështu një fitore bindëse.

Milani aktualisht në vendin e shtatë me 42 pikë, ndërsa Roma është në të pestin me 48 sosh.

Në javën e 29-të, Rossonërët do të takohen me SPAL-in, ndërsa Giallorossoët do të kenë punë kundër Udineses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *