Napoli po projekton të ardhmen po të duhet ta bëjë pa disa lojtarë, mes tyre një bomber që për shkak se nuk ka rinovuar do të dalë në shitje. Sipas asaj që raportohet nga AS, Atletico Madrid po shënjestron sulmuesin e Napolit në Serie A: Arek Milik!

Gazeta spanjolle tha dje se u zhvillua një video-konferencë midis sulmuesit polak, agjentit të tij dhe drejtorit sportiv Colchoneros Andrea Berta, i cili i ofroi lojtarit një kontratë 5 milion euro neto ne sezon, dy herë më shumë krahasuar me rrogën e tij aktuale te Napoli.

Milik është bindur nga kjo ofertë, por problemi është presidenti i Napolit, De Laurentiis, i cili kërkon 40-50 milion euro për kartonin dhe nuk është i gatshëm ta pranojë Diego Costan si shkëmbim! Kujtojmë që edhe Juventusi interesohet për Milik duke parë që Higuain do të largohet.

Lexo po ashtu:  Conte: Ndaj Sassuolos bëjmë ndryshime, çdo ndeshje e kemi si një finale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *