Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç dhe kandidatja për presidente të Malit të Zi, Draginja Vuksanoviç Stankoviç janë kërcënuar me jetë nga e njëjta llogari në twitter.

Prokuroria Themelore e Shtetit në Malin e Zi ka lëshuar urdhër që të kontrollohet se kush e kërcënoi Presidentin e Malit të Zi dhe zonjën e parë, Milo dhe Lidija Gjukanoviç, nga llogaria në Twitter. Kreu i prokurorisë, Dushko Milanoviq tha se janë duke u punuar në këtë rast.

Sipas llogarisë në twitter një person me emrin Boris Jankoviç i shkruan Presidentit Gjukanoviç se “do të ndodhë me ty Gjukanoviç që të rrish me Lidian tënde si Benito me të dashurën e tij Clara Petacci. “Të respektojmë Malin e Zi”, do të zbardhë dita e hakmarrjes dhe e revanshizmit”.”
Nga ai profil janë dërguar kërcënime edhe ndaj deputetes dhe kandidates për presidente të Malit të Zi, Draginja Vuksanoviç Stankoviç, e cila ka denoncuar në polici.

“Këtu le të themi Draginja Vuksanoviç Stankoviç, po ta takoja diku në rrugë, pa asnjë sekondë, do ta gjuaj dhe do ta lija të shtrirë në një pellg gjaku, nuk do t’ia shtrija kurrë dorën një gruaje. Do ta vrisja për shkak të shumë deklaratave të liga se populli serb ishte gati ta vriste”, thuhej në mesazhin në twitter.

Lexo po ashtu:  Kamberi – Vuçiqit: Mund ta keni përballë Saranda Bogujevcin në dialog, s’do të mund ta shikoni në sy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *