Ministri Liburn Aliu mëngjesin e sotëm e ka nisur me vizitë në komunën e Leposaviqit.

Ai ka takuar kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi që po qëndron i ngujuar brenda në komunë tash e disa kohë.

Aliu ka shfrytëzuar momentin kur një numër i vogël protestuesish ishin mbledhur dhe ka hyrë për të vizituar kryetarin Lulzim Hetemi, i cili ka 16 ditë që nuk ka dalë nga ndërtesa e komunës.

Pas kësaj, një numër më i qytetarëve serbë janë mbledhur pranë rrethojës metalike.

Po ashtu raportohet se banditët serbë hodhën ngjyrë të kuqe dhe vezë në drejtim të veturës së Aliut.

Lexo po ashtu:  Gjermania zgjat distancimin social deri në fund të qershorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *