Qeveria e Kosovës nisi dje shkarkimin e Bordit të Telekomit të Kosovës, ndërsa ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka theksuar sot se synojnë luftimin e bordeve in-kompetente në kompani publike, duke theksuar se këto ndërmarrje nga një barrë për buxhetin do të shndërrohen për rritjen ekonomike në Kosovës.

Po ashtu, Bislimi deklaroi se do të rishikohen edhe disa projektet kapitale që janë rrezik për vendin.

“Me qeverinë e re, disa projeksione tona janë të listuar si rreziqe, do të kthehen si mundësi. Kemi si një rrezik potencial performancën e keqe të ndërmarrjeve publike. Me masat që do të ndërmarrim, ne synojmë uljen e nepotizmit, por edhe luftimin e bordeve in-kompetente mbikëqyrëse. Mendojmë se ndërmarrjet publike nga një barrë për buxhetin mund të shndërrohen në një instrument që promovon rritjen ekonomike në vend. Po ashtu, edhe problemet që kanë të bëjnë me ekzekutimin e ulët të projekteve kapitale që parashihet si rrezik”, tha Bislimi.

Lexo po ashtu:  VËREJTJE! Kosova vazhdon të jetë e hapur për zgjidhje të drejtë, dialog dhe negociata, dhe nuk kërcënon askënd me armatime ruso-kineze dhe ushtri në kufi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *