Pavarësisht solidarizimit për tërmetin në provincën Elazig, dhe një paqeje 3- ditor mes Turqisë dhe Greqisë, duket se dy vendet do rifillojnë tensionet.

Ministri i Mbrojtjes, Panagiotopoulos ka deklaruar se nëse vëren se dikush po kalon vijën e kuqe të Greqisë, atëhere përgjigjia do të jetë me të gjitha mënyrat, edhe ushtarakisht.

“Çdo gjë që përbën frikë nuk do të demiltarizohet. Greqia nuk provokon, nuk dhunon dhe nuk cënon të drejtat sovrane të të tjerëve, por nuk i pëlqen të provokohet dhe t’i dhunohen të drejtat e saj.

Nëse ne shohim që vija jonë e kuqe po kalohet, kjo do të thotë se po ekzaminojmë të gjitha skenaret dhe do të duhet të reagojmë, edhe ushtarakisht’’, tha ai.

Ministri turk i mbrojtjes Hulusi tha se 16 ishuj në Egje të Greqisë po armatoseshin ilegalisht duke përbërë një kërcënim për Turqinë.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë u ndezën sërish kur kjo e fundit nënshkroi marrëveshjen e kufijve detarë me Libinë për në detin Mesdhe. Greqia nuk e njeh këtë marrëveshje dhe as Bundestagu gjerman.

Lexo po ashtu:  Putinit i dështon plani, anulohet vizita e Patrushev në Beograd - deklarohet Vuçiq

Një çështje tjetër delikate është dhe ajo e Qipros, kurse në Libi të dyja vendet po ndërhyjnë në kampet kundërshtare, Erdogan ka dërguar 2 mijë trupa në ndihmë të qeverisë së Al- Sarraj kurse Greqia dyshohet se po ndihmon armikun e tij, gjeneralin libian Khalifa Haftar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *