Serbia i ka dalë në mbrojtje liderit rus pasi ky i fundit u cilësua nga presidenti amerikan Joe Biden kriminel lufte. Reagimi vjen nga ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, i njohur për qëndrimet e tij pro-ruse.

Fjalët e Biden-it janë fyerje për Rusinë tha Vulin sot i cituar nga Tanjug. Sipas ministrit serb, Putin është një lider i zgjedhur në mënyrë demokratike në një vend sovran. Kujtojmë se presidenti amerikan e quajti homologun e tij rus “kriminel lufte”, ditën e mërkurë, ndërsa Rusia po intensifikon sulmin e saj mbi Ukrainë.

Kjo ishte hera e para që presidenti i SHBA, Biden, apo zyrtarë të lartë amerikanë shprehen qartë për krimet ruse në Ukrainë.

Lexo po ashtu:  Serbia kërkon 48 orë kohë për të dhënë qëndrimin - për apo kundër Rusisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *