Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i ka reaguar Prokurorisë Speciale të Kosovës, duke thënë se nxitoi duke alarmuar mbi raportin e ekspertizës së Institutit zviceran për rastin e Astrit Deharit.

Ai ka bërë thirrje që rasti i Deharit të hetohet me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim.

“Prokuroria Speciale, para pak ditësh nxitoi për të alarmuar mbi Raportin e ekspertizës nga Instituti zviceran, për rastin Dehari. Ndonëse në këtë raport janë 5 konkluzione, Prokuroria Speciale vendosi t’i publikojë vetëm dy prej tyre, dhe duhet ta kuptojmë pse zgjodhi të mos e jap të vërtetën e plotë. Kush ia kërkoi që me nxitim të flasë pjesshëm për një çështje e cila ka vëmendjen mbase të të gjithë qytetarëve të Republikës. Ky rast duhet të hetohet me profesionalizëm dhe pa asnjë ndikim. Drejtësia për të duhet të vijë në vend. Dhe në anën tjetër organet të cilat merren me këtë çështje duhet të jenë shumë të kujdesshme. Në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme, do të angazhohem që përbrenda kompetencave që kam, të kontribuojë pa kursim në sjelljen e drejtësisë për Astritin. Si shok i Astritit, s’do të rreshti së kujtuari atë dhe qëllimet tona të përbashkëta, për idealet që s’na vdesin kurrë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Lexo po ashtu:  Rama i injoroi dhe i ofendoi shqiptarët/ Berisha: Zoti i bekoftë Xhakën dhe Shaqirin

Po të enjten ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *