Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se tentimet e Serbisë për të zbehur shtetësinë e Kosovës dhe për të provokuar tensione, janë të papranueshme dhe të patolerueshme.

“Ne nuk do të lejojmë asnjëherë që të cenohet rendi, ligji e Kushtetuta jonë”, shkroi Mehaj në një postim në Facebook.

“Kushtetuta jonë do të zbatohet në përpikëri në gjithë vendin e në raport me të gjithë. Kosova është shtet i pavarur dhe si i tillë do të funksionojë gjithnjë”, shtoi ministri.

Mehaj i tha këto fjalë pasi në Kuvend u miratua rezoluta kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

Lexo po ashtu:  E do Amerika dhe qeveria, por jo Shqipëria dhe PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *