Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, ka shpenzuar nga buxheti i saj mbi 135 mijë euro për pagesat e 32 zyrtarëve të komunitet serb, pa shkuar fare në punë asnjë ditë të vetme.

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër në këtë ministri, në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike, theksoi se që nga ky muaj, kjo ministri do t’ua qesë pagat në zero, pasi sipas tij, këta zyrtarë serb kanë hyrë në listën e pagave pa ndjekur konkursin publik dhe kanë vetëm shkollim të mesëm.

Zëvendësministri Pupovci ka deklaruar se kanë provuar që disa herë të kontaktojnë me këta 32 zyrtarë serb, por që vetëm tre prej tyre janë përgjigjur, duke shtuar se Ministria e Arsimit ka pasur më së shumti persona të tillë të punësuar, që kanë dalë nga marrëveshja e Brukselit, për sistemimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, por që të njëjtit për vite me radhë nuk kanë dalë fare në punë, derisa pagat i kanë marrë.

Lexo po ashtu:  Sulmet kibernetike në tubacionet e karburanteve po raportohen edhe në Europë e gjithë botën

Sipas tij, të gjithë këta zyrtarë serb, deri më tani janë paguar me koeficientin 5, dhe përgjithësisht janë vetëm me arsimim të mesëm.

“Vërtet kemi pasur shumë vështirësi, ne fillimisht kemi bërë përpjekje që të gjithë t’i kontaktojmë me telefona, vetëm tre janë paraqitur në numrat e telefonit që i kanë lënë. Për shumicën dërrmuese nuk kemi as informacione kontakti si duket dhe një veprim që kemi bërë është që në këtë muaj do t’i qesim pagat në zero në mënyrë që të na paraqiten. Pastaj kur t’i kemi ata njerëz të shohim se si mund të menaxhohet situata e tyre. Përndryshe, ministria jonë ka gati më së shumti persona të tillë që janë kaluar prej njërës nga marrëveshjet prej të kaluarës dhe mund t’i angazhojmë ata për punë vetëm në pjesën veriore të Kosovës”, ka thënë Pupovci.

Sipas tij, të gjithë këta zyrtarë serb, deri më tani janë paguar me koeficientin 5, dhe përgjithësisht janë vetëm me arsimim të mesëm.

Lexo po ashtu:  Humanizmi i mërgimtarit nga Zvicra, dhuron donacion një automjet për QKMF-në në Rahovec

“Kjo është një çështje e ndjeshme politike nuk është çështje e administratës. Ne, ata njerëz na kanë hyrë në listën e pagave jashtë të gjitha procedurave, ata nuk kanë marrë pjesë në konkurs publik, ata nuk i kanë ndjekur procedurat normale. Ata thjesht janë vendosur në listën e pagave dhe ata janë aty. Krejt çfarë kemi bërë ne përpjekje prej fillimit të marrjes së mandatit është që t’i kontaktojmë. Pothuajse të gjithë janë të koeficientit pesë, janë njerëz përgjithësisht me arsimim të mesëm”, ka deklaruar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *