Një studim i kohëve të fundit nga “The London School of Economic and Political Science”, ka zbuluar se pjesa dërrmuese e mjerimit të njeriut është e lidhur me marrëdhëniet e dështuara, sëmundjet mendore dhe shëndetin e dobët fizik, dhe jo nga problemet e lidhura me paratë. Studimi u emërtua Origjinën e Lumturisë, dhe analizoi të dhënat nga 4 vende, duke përfshirë Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Studimi, që u drejtua nga hulumtuesit e London School of Economics (LSE), gjeti se eliminimi i ankthit dhe depresionit, redukton me 20 përqind mjerimin e përgjithshëm. Nga ana tjetër, eliminimi i varfërisë do të reduktonte mjerimin me vetëm 5 përqind. Për disa njerëz ky rezultat nuk është i habitshëm – duke përfshirë edhe drejtuesin e ekipit të studiuesve, Riçard Lajard.

Ai tha se mesatarisht njerëzit nuk janë bërë më të lumtur gjatë 50 viteve të fundit, edhe pse të ardhurat mesatare janë më shumë se dyfishuar. Kjo ndoshta për shkak se njerëzit janë shumë të lidhur emocionalisht me shëndetin dhe marrëdhëniet, se sa me paratë e tyre. Kjo s’do të thotë se pasuria nuk është e rëndësishme; ajo me siguri mund të përmirësojë jetën në një kuptim materialist.

Lexo po ashtu:  Lumturia e fëmijëve është me rëndësi, jo inteligjenca e as familja e pasur.

Megjithatë ju s’mund të formoni një lidhje me paratë. Lord Lajard, beson se ky studim mund të përdoret për të përmirësuar lumturinë e përgjithshme të njerëzve në të gjithë botën, ndërsa qeveritë mund të fillojnë të matin nivelet e lumturisë dhe kënaqësinë së njerëzve, bazuar tek marrëdhëniet dhe shëndeti i tyre. Edhe ju gjithashtu mund ta përdorni këtë studim për t’u bërë të lumtur!

Çfarë mund të bëni për të qenë të lumtur

Hulumtimi gjeti se gjërat më të rëndësishme për lumturinë, janë marrëdhëniet dhe shëndeti juaj fizik dhe mendor. Prandaj, duhet të përqëndroheni në përmirësimin e mirëqënies tuaj, në vend se të financave. Më poshtë po paraqesim disa këshilla për t’iu ndihmuar të përmirësoni marrëdhëniet dhe shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

Si të përmirësoni marrëdhëniet tuaja

Rregulloni marrëdhëniet e dështuara në jetën tuaj. Në rast se një miqësi ka marrë fund dhe ju jeni në rregull me këtë, nuk keni nevojë të përpiqeni t’a rifilloni atë. Në vend të kësaj, përqëndrohuni tek marrëdhëniet për të cilat ju ende ndjeheni keq; ndoshta duhet t’i kërkoni ndjesë dikujt për sjelljen tuaj të fundit, apo ndoshta keni nevojë të mbroni veten. Kjo do t’iu bëjë të ndiheni shumë më mirë në raport me atë situatë, edhe në rast se miqësia nuk përmirësohet.

Lexo po ashtu:  "Nuk më falet ajo që i kam bërë tim biri" / Mesazhi i fortë i nënës së re drejtuar gjithë prindërve që nuk e largojnë telefonin nga duart

Përqëndrohuni tek njerëzit që ju duan. Kushtojini çdo ditë kohë, për të ushqyer marrëdhënie të shëndetshme e të lumtura në jetën tuaj. Telefojini një miku apo një familjari me të cilën nuk keni biseduar prej kohësh. Gatuani një vakt, dhe ftoni miqtë dhe familjarët tuaj.

Nëse jeni të vetmuar ose dëshironi të bëni më shumë miq, gjeni njerëz me interesa të ngjashme. Filloni duke kërkuar në internet për forume interesante të cilave mund t’u bashkoheni, apo mund të merrni pjesë në aktivitetet sociale pranë zonës ku banoni. Ju gjithashtu mund të shihni mundësinë e frekuentimit të kurseeve lokale për joga apo gatim.

Si të përmirësoni shëndetin tuaj fizik

Synoni të pini 8 gota ujë çdo ditë. Uji ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe hidraton organet tuaja, ndaj është një mënyrë e thjeshtë për të përmirësuar shëndetin tuaj.

Sigurohuni që të flini të paktën 7-9 orë çdo natë.

Stërvituni për 20 minuta, 5 ditë në javë. Ju mund të shëtisni në natyrë, merreni me joga apo vallëzoni – pra çdo gjë që përmirëson funksionimin e zemrës tuaj!

Lexo po ashtu:  3 mënyra për t’i larguar fëmijët nga lojërat në kompjuter dhe për të shmangur miqësitë virtuale në internet

Hani ushqime të shëndetshme dhe me kalori gjatë gjithë ditës. Sigurohuni që dieta juaj të përfshijë perimet, frutat, drithërat dhe proteinat. (Dhe mos harroni që herë pas here të konsumoni çokollatë!)

Si të përmirësoni shëndetin tuaj mendor

Mbajeni veten tuaj të zënë. Bashkojuni një klubi që iu duket interesant, ndërtoni një dollap, shkruani ndjenjat tuaja në një ditar, ushqeni të pastrehët, flisni me një mik, bëni një dush me ujë të nxehtë – çdo gjë që mendoni se tingëllon e kënaqshme dhe produktive.

Largoni ndjenjat negative. Nëse keni ndenjur mbyllur në dhomën tuaj për ditë më rradhë, vishni pallton tuaj dhe dilni jashtë për një shëtitje. Mund të shkoni të uleni në një kafene apo në park – çdo gjë që ju jep mundësinë të mbani larg nga mendimet negative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *