Mirëmëngjesi!

Çdo ditë e torturojmë veten duke menduar se si do të ishtë sikur ta kalonim pragun e hjekave dhe vështërsive që përballemi për çdo ditë me dekada.

Paramendojeni një ditë të këtillë:

Zgjohemi në mëngjes, pimë një kafe të posabluar, e gjithe kuzhina ka aromën e ditëve kur gjyshja ziente kafe për të gjithë- u lidha me të kaluarën. Mëpastaj pa e vënë në pikëpyetje nëse ka apo ska ujë të nxehtë, bëjmë një dush të shpejtë, vishemi dhe pimë një gotë ujë për hidrim, nga rubineti sepse kualiteti i ujit ëahtë i garantuar nga institucioni që bën matjen e kualitetit dhe ruan shëndetin publik me fanatizëm, hamë një jogurt organik të prodhuar nga farma e familjes Bujku. Sa shumë i kanë dhënë qytetit tonë familja Bujku, por edhe ata jetojnë mirë sepse më nuk ekziston njeriu i mesëm që i blenë produktet lirë nga Bujku dhe i shet shtrenjët tek ne.

Dalim në rrugë, pastrimi ka ndodhur natën e hershme, rreth orës 21:00, të gjitha mbeturinat e ndara ato për riciklim dhe ato për kompostim që kishim vendosur jashtë shtëpisë janë marrë nga ndërrmarja përgjegjëse dhe ato për riciklim janë dërguar në fabrikën e riciklimit në Janjevë ndërsa ato për kompostim janë dërguar tek farma e prodhimit të plehërave organike në dalje të qytetit prej nga edhe qytetarët marrin plehrat në mënyrë të organizuar për kopshtet te tyre.

Lexo po ashtu:  “Je një idiot i shkallës 33!” Letra e Mark Tueinit për J.H.Todin

Tutje tek kiosku i parë afër shtëpisë bleva gazetën RILINDJA, dhe ja hedh një sy ballinës dhe vazhdoj të ecë qetësisht në trotuaret e liruara nga makinat të cilat më nuk lejohen të hyjnë në qendër të qytetit dhe askush nga qytetarët që banojnë në qytet nuk përdorë makinë, rrjetit të autobusëve urban i ka ndihmuar edhe ndërtimi tramavajit që u bë dhuratë nga Japonia si rezultat i punës së ambasdorit të shkëlqyeshëm që kemi atje.

Shkova drejt vendit të punës në të cilin kam hyrë tani dy vite, pas një interviste sa njerëzore po aq edhe sfiduese që të ka bindur se sinqerisht unë jam përgaditur mirë për ta kryer atë punë.

Të gjithë qytetarët që më janë drejtuar për këkresat e tyre i kam trajtuar me respektin më të madhë dhe ju kam dhënë dokumentacionin mbrenda dy ore. Fetyrat e tyre të gëzuara më jepnin energji edhe mua e shumë vullnet për punën që po bëj.

Në ora 12:30 në mesditë takova një mikën time dhe biseduam për mundësinë ë avancimit në punë. Më tregoi se është hapur një konkurs për pergjegjës të sektorit të matjes së ndotjeve që vijnë nga makinat. I thashë do të isha shumë I lumtur po të isha në gjendej të kontribuoja në zvoglimin e ndotjeve nga makinat. Do ta provojë. Unë i tregova për informacionin që mora se vendi ynë ishte radhitur i pesti ne listën e studentëve më të sukseshëm në fushën e stomatolgjisë në botë. Sukses i madhë!

Lexo po ashtu:  Ditën që do ta shohësh veten me thinja përpara pasqyrës, kthehu e lexoji fjalët e këtij burri…

U ktheva në punë, vijoi puna me palët deri në fund të orarit- shumë ditë e mbarë ishte, me iku mendja tek tregimi axhës i cili thoshte sa mirë funksiononte sistemi kur ishte ne Slloveni, thashë më vete po të ishte gjallë ta shihte se ajo ditë ka ardhur edhe tek ne. Sot vendosa të qëndroja një orë më shumë që të përgadisja materialet për nesër. Edhe ashtu më mirë të bëja ekstra punë se sa të dalë në trafikun e ngarkuar, thashë me vete.

Ika për shtëpi në orën 18:00, mora në telefon prindërit, më treguan që së bashku me pensionistët e lagjës dhe kompaninë gjelbërmimi sot kanë mbjellur 500 rrënjë trëndafili dhe gjithë vijën anësore me drunje bliri, tek kryqezimi i rrugeve e “Musine Kokollari dhe Katarina Josipi”. Tingëlluan të lodhur pak fizikisht por të lumtur pafundësisht për punën e tyre dhe miqesine e re.

Në ora 20:00 së bashku me disa miqë morrëm pjesë ne debatin publik: “Roli trashegëmisë kulturore në ruajtjen dhe forcimin e identitetit”. Ishte vërtet frymzuese dhe inkurajuese se sa në detaje dhe thelllësisht debatuesit bënë analizën dhe elaborimin e nevojës për të investuar në ruajtjen e trashëgëmisë kulturore, eksplorimet dhe punën e madhe që na pret në arkeologji dhe studimet antropologjike për të krjuar mozaikun e plotë të evolucionit soci-kulturor e politikë të popullit tonë. Një ndërlidhje intersante doli gjithashtu për nevojën e krijimit të hapësirës akrivore dhe muzeut të gazetave dhe shtypit në Kosovë e cila do të ndihmontë edhe narrativës dhe historisë orale dhe ndërlidhjen me arkivat boterore. Ministri i kulturës që ishte prezent në debat mori publikish obligimin që të pres nje ekip gazetarësh dhe ekspert të Universitetit për studime Albanologjike që të fillojë procesi i planifikimit për të realizuar hapësirën ku arkivat, muzeu dhe puna shkencore hulumtuese mund te bashkëjetojë dhe të behet edhe vendi i vizitorëve kurreshtarë apo edhe hulumtuesve të huaj. U fascionova nga paraqitja, dija dhe pasioni i Ervinës.

Lexo po ashtu:  Është cilësi e posaçme e budallait t’i kapi gabimet e të tjerëve dhe t’i harrojë gabimet e veta.

Pak para se të fikja dritën në dhomën e gjumit shkrova 5 prioritetet e ditës së neserme, lexova dhjete faqe te librit “ Kjo është një ëndërr që ne do ta bëjmë realitet”.

Natën e mirë njerëz shumë të mirë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *