Kur vendosni të hiqni kilet e tepërta, mendoni gjithashtu të ndiqni edhe një dietë për mirëqenien tuaj shpirtërore. Ju nuk duhet ta lini më atë pas dore

Humbja e peshës është “fjala e ditës” në këtë periudhë. Mes dietave, aktiviteteve fizike dhe produkteve që djegin yndyrat, propozimet janë të shumta. Por shumë pak njerëz janë të interesuar për të bërë një “dietë të brendshme”. Çfarë do të thotë kjo? Dobësimi ka të bëjë edhe me çështjen e mendimeve dhe emocioneve, të metabolizmit mendor. Ne intoksikohemi edhe psikologjikisht dhe për këtë kemi nevojë për t’u ripërtërirë.

Ndaj ju nuk mund të hiqni kilet e tepërta nëse nuk rimodeloheni edhe së brendshmi, duke ridizajnuar imazhin tuaj dhe gjallëruar mënyrat e të menduarit.

Të jeni në formë të mirë psikologjike, do të thotë të ndriçoni disa sjellje mendore, të pakësoni mendimet e rrezikshme, si dhe të aktivizoni mënyra të tjera për qasjen e gjërave. Bëhuni të vetëdijshëm për ndikimet që ju sjellin mendimet negative gjatë jetës suaj të përditshme edhe pse mund të ndodhin në mënyrë të pavullnetshme.

Lexo po ashtu:  Si ta largoni erën e gojës që shkaktohet nga konsumimi i hudhrës dhe qepës 18 orë

Më poshtë do të gjeni ngarkesat psikologjike më të zakonshme të cilat mund t’i asgjësoni shumë thjesht nga jeta juaj, duke mos i mbartur më ato:

–Zhytja në zakone, duke thënë të njëjtat gjëra, duke analizuar situatat me të njëjtat kritere…të gjitha këto janë një lak mendor, një stërvitje automatike e cila ju detyron të silleni në të njëjtën mënyrë, jo gjithmonë efikase. Kjo nuk ju bën aspak elastikë, dinjitozë dhe të lehtë. Përkundrazi ju shëndosh mendjen me rrethe vicioze, me bindje që nuk çojnë askund, ndërsa zgjedhjet tuaja krijuese shkatërrohen.

–Zakonet, monotonia, banalitetet, ripërsëritjet dhe pasiviteti ju bëjnë të lodhur. Ëndrrat, dëshirat, interesat, pasionet, dashuritë, gjithçka që ju ekzalton dhe ju përfshin, përjashtojnë emocionalisht jetën inferiore. Ndaj ndihuni dhe veproni si të tillë.

–Dhënia hapësirë e një kujtimi të shëmtuar dhe mosqenia në gjendje për ta riinterpretuar e për t’i dhënë një domethënie tjetër po të njëjtit kujtim, është një mundim katastrofal për shëndetin psikologjik. Mbushja e mendjes me shumë mendime ju turbullon. Ndaj mos gjykoni, përktheni apo t’i justifikoni ato. Emocionet pozitive do t’jua bëjnë jetën më të vërtetë.

Lexo po ashtu:  Si të vendosni kufijtë në mënyrë më efektive, sipas terapistëve

–Të thoni se “Gjithçka shkon mirë” kur kjo nuk është e vërtetë, do të thotë të “vdisni” çdo ditë nga pak. Mos i fshini nga ndërgjegjja juaj vështirësitë dhe tensionet emotive, shprehini ato, sepse vetëm kështu do të çliroheni prej tyre. Pra, ju duhet të bëheni “anoreksik” ndaj ndjenjave negative, por jo ndaj kapërcimit të tyre.

–Shqetësimi në mënyrë të vazhdueshme për diçka që duhet të vijë, me hipoteza të vazhdueshme të tilla si “Nëse unë…”, “Nëse më pas…” etj., çon në një lloj bulimie mendore, duke përçmuar burime të rëndësishme për bashkëpunime më të frytshme.

–Ankimi i shumtë, mëshimi i kujtimeve vetëm drejt drejtimeve negative, duke u “vetëhelmuar”, do të thotë ta çoni veten në një lloj gjendjeje inaktive që nuk ju bën produktiv dhe kreativ.

–Mendimet të cilat “djegin” nuk janë : “Ndihem e pasigurt, “Kam dyshime”…, por: “Nuk do t’ia dal kurrë”, “Është e kotë që ta provoj” dhe “Përse më ndodh gjithçka mua”. Ndaj përpiquni vazhdimisht që të nxirrni jashtë vetes arsyet e dështimeve, mos ndieni zili, mos mendoni se jeni viktima dhe se nuk keni kontroll mbi atë që ju ndodh.

Lexo po ashtu:  Këshilla/ Pse duhet të hani kos me boronica 3 herë në javë

Dhe së fundmi, ju themi se nuk duhet t’i jepni hapësirë mendore personave që në fund të fundit nuk ju kuptojnë, nuk ju respektojnë dhe nuk janë me ju realisht. Largojini për të mirën tuaj frikërat, dyshimet, xhelozitë, rivalitetin, inatet etj. Ndërkaq bëhuni tolerant dhe të aftë për t’i kuptuar të tjerët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *