Tani, falë matematikës së hapësirës, dhe me pak ndihmë nga SpaceX i Elon Musk, kompania do të ofrojë imazhet më të detajuara dhe të përditësuara të Tokës deri më tani.Misioni i ri i kompanisë hapësinore të Elon Musk

Kur Planet bleu SkySat nga Google në 2017, e bëri me qëllimin për tu bërë kompania lider e imazheve satelitore në botë.

Tani, falë matematikës së hapësirës, dhe me pak ndihmë nga SpaceX i Elon Musk, kompania do të ofrojë imazhet më të detajuara dhe të përditësuara të Tokës deri më tani.

Planet ofron imazhe satelitore për një rang të gjerë sektorësh, si: agrikulturë, energji, marinën dhe pylltarinë.

Këto konsumatorë duan informacion në kohë dhe të saktë, të cilin SkySat 15-strong e ka bërë mjaftueshëm.

Por sipas Planet, ka vend për përmirësime. Për këtë arsye, përgjatë gjashtë muajve të fundit, kompania ka ulur flotën e saj nga lartësia 500 km në 450 km.  Nëse doni të shihni diçka më qartë, ju duhet të afroheni më shumë për ta parë, apo jo? Ky ushtrim ka rritur rezolucionin e imazheve të Planet nga 80 cm në 50 cm.

Mund të mos ju duket shumë, por kjo do të thotë se automjetet në rrugë që më parë ishin të padallueshme, tani mund të identifikohen si makina apo kamionë, dhe ky është një zhvillim që nevojitet për të përkrahur infrastrukturën për mbërritjen e automjeteve autonome, dhe madje për të përmirësuar mënyrën e përdorimit të GPS.

Lexo po ashtu:  Një gjykatë Amerikane mban gjyqin e parë përmes platformës Zoom

Por cilësia e imazheve nuk është e vetmja gjë që Planet po synon të përmirësojë. Frekuenca e imazheve është një tjetër objektiv në axhendën e kompanisë.

Këtu hyn në lojë SpaceX. Në Maj, Planet deklaroi se do të lançojë 6 satelitë të tjerë SkySat në orbitën e ulët të Tokës, me ndihmën e raketës Falcon 9.

Tre satelitë, secili me madhësinë e një makine larëse dhe me peshë rreth 110 kg, do të lançohen në javët në vazhdim.

Me një total prej 21 satelitësh SkySat në orbitë, Planet do të mund të kapë imazhe të disa vendndodhjeve globale deri në 12 herë në ditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *