Yjet, galaktikat, planetët, pothuajse gjithçka që përbën jetën tonë të përditshme i detyrohet ekzistencës së saj një fenomeni të cuditshëm kozmik.

Natyra e këtij fenomeni, i cili e lejoi materien të mbizotërojë Universin në kurriz të antimateries, mbetet një mister. Tani, rezultatet e një eksperimenti qe do të kryer në Japoni mund të ndihmojnë studiuesit të zgjidhin enigmën – një nga më të mëdhatë e shkencës: mënyrës sesi veprojnë grimcat e materies dhe antimateries.

Bota që njohim ne, përfshirë të gjitha objektet e përditshme që mund të prekim – është e përbërë nga materia. Blloqet themelore të saj janë grimcat nën-atomike, si elektrone, neutronet e kuarkët që kombinohen për të formuar hadronet.

Çdo pjesëz e zakonshme subatomike e materies ka një “korespondent” të saj të antimateries. Sot në Univers, është materia që gjendet kudo, por dikur nuk ka qenë kështu.

Mendohet se Big Bang-u duhet të kishte krijuar materie dhe antimaterie në sasi të barabarta. Kur një grimcë e materies takon korespondenten e saj të krahut tjetër, ato shkatërrojnë njëra tjetrën, dhe zhduken në një flesh drite.

Lexo po ashtu:  Amazon pritet të bëhet kompania me 1 milion të punësuar

Fizikantët mendojnë se arsyeja përse ka më shumë materie mund të gjendet tek vetitë fizike të neutrove dhe anti-neutroneve. Këtu do të fokusohet dhe eksperimenti japonez, pasi studimet e mëparshme duket e kanë anashkaluar një vëzhgim të tillë dhe ndikimin e neutroneve tek sundimi i materies, ndërkohë që mendohet se ai mund të jetë celësi i misterit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *