Identifikimi i një dorëshkrimi në 1906, që përmban disa nga veprat e Arkimedit, duke përfshirë Metodën e Teoremave Mekanike, është pothuajse aq i shquar sa dhe vetë përmbajtja e tij. Në 1840-ën, një vizitor dhe studiues i Varrit të Shenjtë në Konstandinopojë (tani Stamboll) iu hodhi një sy gjurmëve të simboleve matematikore të shkruara nën tekstin e një libri lutjesh.

Disa linja të transkriptuara u kataloguan si pjesë e koleksionit të bibliotekës. Pas mësimit të ekzistencës së këtij tekstit, arkitekti i Arkimedit Johan Heirberg, udhëtoi për të parë dorëshkrimin dhe më vonë e identifikoi atë si një nga veprat origjinale të Arkimedit, shumica e të cilave konsideroheshin të humbura që nga viti 1906. Dorëshkrimi pastaj u zhduk, duke u rishfaqur në vitin 1998, kur një blerës anonim e bleu atë në ankand për dy milionë dollarë dhe e dhuroi më vonë në Muzeun e Artit Walters në Baltimore, Maryland, ku është rivendosur dhe digjitalizuar.

Leonardo dhe Arkimedi

LEONARDO DA VINCI e ka shfaqur admirimin e tij për Arkimedin në disa raste të ndryshme. Dijetari i madh e Rilindjes u habit jo vetëm nga llogaritë e makinave luftarake arkimediane, por edhe nga aftësia e tij për t’iu përgjigjur pyetjeve gjeometrike dhe për të gjetur aplikime praktike për teoritë e tij.

Lexo po ashtu:  Thënie të bukura nga Moliére

I interesuar në përmirësimin e armëve të zjarrit, Leonardo punoi me një top të posaçëm avulli, të cilin e quajti aritronito, një pajisje e frymëzuar nga historiani i shekullit të parë. Leonardo e përcaktoi arkitroninën si një “Shpikje të Arkimedit” . . . një makineri prej bakri, e cila thuhej se i hidhte topat me zhurmë dhe më forcë të madhe.

Ashtu si shkencëtarët e tjerë që i përkasin historisë, Leonardo ishte gjithashtu i intriguar nga ideja e përdorimit të pasqyrave për të sulmuar nga distanca. Dëshmitë se Arkimedi e ka arritur një gjë të tillë mungojnë, por legjenda mbeti, mjaftueshëm sa ta nxistë Leonardon të provonte vetë një gjë të tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *