Pas dy ditësh diskutimesh në fillim nga deputetet e më pas nga liderët e partive politike si dhe nga kryeministri Mitsotakis, parlamenti grek ka aprovuar më shumicë votash , përveç atyre të partisë komuniste , projektligjin me anë të të cilit Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga 6 ne 12 milje detare në detin Jon.

“Për herë të parë Greqia rritet me më shumë se 10% jo me pushtim, apo në dëm të shteteve të tjera , por në bazë të së drejtës ndërkombëtare”- ka deklaruar kryeministri Mitsotakis në pjesën e parë të fjalimit të tij ku i është referuar edhe deklaratës se homologut të tij shqiptar se ishte e drejta legjitime e Athinës ta kryente këtë proces, ashtu sic e ka kryer edhe Shqipëria para 30 vitesh.
“Në atë periudhe të vështirë ministri ynë i Jashtëm bashkëpunoi me kryeministrin shqiptar dhe tashmë cdo mosdakordësi e përbashkët me Tiranën shkon drejt organizmave gjyqësore ndërkombëtare. Jo shumë kohë me parë, kryeministri shqiptar deklaroi qartë dhe pa mëdyshje se zgjerimi me 12 milje përbën një të drejtë të pamohueshme të Greqisë duke shtuar edhe një argument tjetër në favorin tonë se ujerat e Mesdheut mund të bashkojnë dhe jo të ndajnë popujt.”

Lexo po ashtu:  Kurti: Te ne gratë janë më punëtore, punojnë më shumë, por kanë më pak vende pune

Votimi nga shumica e deputeteve që e kanë quajtur këtë ditë historike , ka ardhur si rezultat i një sërë lëvizjesh të rëndësishme diplomatike dhe strategjike që ka bërë Greqia ka thënë Mitsotakis, duke ju referuar marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin për ZEE, por edhe bisedimeve të shpeshta me kryeministrin Rama dhe rënien dakord që të apelohet në Hagë për ZEE midis Shqipërisë dhe Greqisë.

“Greqia ka zgjeruar ujërat e saj territoriale, pra ka ulur kështu ndjeshëm objektin e mosmarrëveshjes sonë me Shqipërinë në lidhje me përcaktimin e ZEE dhe kemi rënë dakord në parim, Z. Dendias me homologun e tij dhe unë personalisht me Z. Rama, që do të jemi në gjendje të nënshkruajmë një deklaratë të përbashkët, për të shkuar në një gjykatë ndërkombëtare për të zgjidhur këtë cështje te mbetur pezull midis nesh.”

Gjithashtu Mitsotakis ka thënë se ligji qe zgjeron zonën ku ushtron sovranitetin e saj Greqia ,do te zbatohet me vone edhe ne jug dhe lindje te Kretës , duke cuar një mesazh tek Ankaraja se me bisedime paqësore , ashtu sic u be me Kajron, Romen dhe Tiranen , mund te arrihet marrëveshje edhe për kufijtë detare në Mesdhe dhe Egje.

Lexo po ashtu:  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Ligji përforcon rolin e Greqisë pasi krijon një precedent për gjithë rajonin e Mesdheut lindor dhe i mbështetur në të Drejtën e Detit , prodhon paqe dhe jo dhune e konflikt ka thënë Mitsotakis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *