Leanne Richardson nuk e kishte marrë kurrë me mend se një tatuazh i thjeshtë, i bërë me këna natyrale, do t’i shkaktonte një nga llojet më të rënda të alergjisë djalit të saj 7-vjeçar. Mamaja angleze nga Consett, ka zgjedhur të ndajë për të gjithë prindërit eksperiencën e saj të hidhur gjatë pushimeve të vjetshme në Spanjë. Nuk ishte hera e parë që djali i saj 7-vjeçar Owen kërkonte të kishte një tatuazh, sa herë që shkonin në plazh ai tundohej nga artistët në plazh që pikturonin me këna mbi trupat e fëmijëve, por edhe të rriturve. 

Procedura nuk ishte aspak e dhimbshme, tatuazhi zgjaste një javë dhe më pas fshihej vetë pa lënë asnjë gjurmë. Owen kërkoi kësaj radhe një dragua, një trial të vogël dhe një putër ariu, e sigurisht që mamaja 31-vjeçare do të bënte gjithçka për të kënaqur të birin, pa ditur se kjo gjë do t’i shkaktonte atij plagë të thella në trup. Duke qenë se për këto lloj tatuazhesh përdorej këna natyrale, ajo ndihej më e qetë dhe e sigurt për cilësinë e saj, por në fakt rezultoi krejt e kundërta.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  3 mënyra për t’i larguar fëmijët nga lojërat në kompjuter dhe për të shmangur miqësitë virtuale në internet

Akoma pa kaluar një orë nga momenti kur bëri tatuazhet, 7-vjeçari filloi të ankohej për temperaturë të lartë dhe djegie në krahun e djathtë dhe kraharor. Owen u dërgua menjëherë në spital dhe mjekët u habitën nga ajo që panë, vogëlushi britanik kishte kaluarr një nga alergjitë më të rënda të lëkurës. Pasi iu nënshtrua një sërë ekzaminimesh mjekësore, doktorët arritën në konkluzionin se ishte parafenilendiamina, substanca që i kishte shkaktuar këtë reaksion kaq të rëndë. Kjo substancë gjendet si tek kënaja dhe të gjitha bojërat e zeza.

‘’Nuk dinim asgjë rreth rrezikut që vinte prej tatuazheve të kënasë. Kur kërkova për të në Google ngela e shokuar. Nuk mund ta besoj që i dhashë leje djalit tim për këtë gjë. Jam penduar shumë dhe tani po përpiqem të ndërgjegjësoj prindërit e tjerë rreth këtij rreziku”-përfundon mamaja 31-vjeçare. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *