E di që nuk është një ndër gjërat më të bukura për të cilat mund të flasim, por të gjithëve mund të na ndodhë të vuajmë nga diarreja, dhe për ta parandaluar një gjë të tillë duhet të jemi të informuar mbi shkaktarët kryesorë të saj.  Së pari duhet të dini se diarreja nuk shkaktohet vetëm nga viruset dhe bakteret, por gjithashtu shkaktohet edhe nga lloje të caktuara ushqimesh. Mënyra më e mirë e shmangies së këtij problemi është të dini për cilat ushqime bëhet fjalë dhe t’i evitoni ose të reduktoni konsumin e tyre në situata të caktuara.

Speci djegës: Kur bëhet fjalë për alergjitë ndaj ushqimit pikant, çdo individ është unik. Sipas mjekëve, ushqimet pikante irritojnë stomakun dhe zorrët dhe bëjnë që ushqimi të lëvizë më shpejtë seç duhet nëpër to, duke shkaktuar diarre dhe probleme të tjera.
Alkooli: Diarreja është një nga pasojat e konsumimit të tepërt të alkoolit, kjo pasi ai përshpejton procesin e tretjes së ushqimit, por prek edhe aftësinë e trupit për të përthithur ujin.
Qumështi dhe nënproduktet e tij: Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 35% e popullsisë në botë mund të jenë alergjikë ndaj qumështit. Nëse keni shqetësime në stomak pasi keni konsumuar një nga nënproduktet e qumështit, atëherë edhe ju jeni një prej tyre. Shenjat e para të alergjisë nga qumështi shfaqen rreth 30 minuta deri në dy orë pas konsumimit të tij.
Gruri, thekra dhe elbi: Gluteni, një përzierje proteinash e gjendur të gruri, elbi dhe thekra – mund të shkaktojë diarre te disa persona. Lajmi i mirë është se alergjia ndaj glutenit është shumë e rrallë.
Kafeja: Kafeja është një ndër ushqimet që shkaktojnë diarre te disa njerëz. Kjo pasi kafeja bën që zorrët të zgjerohen dhe ushqimi të kalojë më shpejt nëpër to dhe si pasojë nuk përthithet mjaftueshëm nga organizmi. Për më tepër, aciditeti i kafesë mund të përkeqësojë disa simptoma të çrregullimeve të tretjes. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Vaj ulliri me kripë, si ta përdorni kundër problemeve me kockat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *