Toksinat na rrethojnë dhe na kërcënojnë rregullisht çdo ditë. Ato gjenden në ajër, ujin që pijmë dhe ushqimet që hamë dhe na rrezikojnë shëndetin në mënyrë të frikshme.

Toksinat akumulohen në organizëm por kur arrijnë një nivel tepër të lartë, organizmi sëmuret.

Simptomat e Pranisë së Lartë të Toksinave në Trup
Substancat ngjyruese, aromatike dhe ruajtëse të ushqimeve shkaktojnë shumë dëme dhe probleme si:
• Konstipacion,
• Dhimbje muskulare,
• Njolla në lëkurë,
• Mjegullim të trurit
• Aroma e keqe e trupit,
• Probleme me gjumin,
• Mbipeshë,
• Rënie të flokëve.

Mjaltë, Uthull Dhe Limon, Receta e Pastrimit Të Organizmit
Në këtë artikull do të mësoni recetën e një lëngu krejt natyral me veti pastruese të gjakut dhe të gjithë organizmit nga toksinat.

Përbërësit:
1 gotë ujë i vakët ose i ngrohtë,
2 lugë gjelle uthull molle
2 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë çaji xhenxhefil të grirë,
Çerek luge çaji kanellë
1 majë luge çaji spec djegës të kuq
1 lugë çaji mjaltë.

Lexo po ashtu:  Është sfidë për gjithë familjen, si duhet të sillen prindërit kur fëmija humbë vëllanë apo motrën

Përgatitja:
Hidhini të gjithë përbërësit në ujë dhe pijeni menjëherë. Përveç se pastron gjakun dhe organizmin nga toksinat, ky lëng ju jep gjallëri dhe energji të menjëhershme. Toksinat janë përgjegjëse jo vetëm për plogështinë, humorin e keq dhe fryrjen ndaj ky lëng ju shërben në disa fronte. Uthulla e mollës ka aftësinë të përmirësojë metabolizmin dhe të pastrojë mëlçinë, gjakun dhe sistemin limfatik. Lëngu i limonit ka një efekt alkalin dhe rregullon nivelet e pehashit në organizëm. Ai luan jo vetëm një rol pastrues por i bën mirë edhe lëkurës për shkak të pranisë së vitaminës C. Kanella, speci djegës dhe xhenxhefili, luftojnë inflamacionin dhe bëjnë mirë për rënien nga pesha. Mjalti nga ana tjetër shërben jo vetëm për ëmbëlsi por edhe e fuqizon trupin me antioksidantë që luajnë efekt mbrojtës afat-gjatë dhe të qëndrueshëm ndaj toksinave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *