Mjalti është një ushqim fantastik për shëndetin e njeriut. Mjalti i bën mirë organizmit nga jashtë brenda.

Ai është veçanërisht i dobishëm për lëkurën dhe ndihmon në pastrimin dhe ushqimin e saj.

Maskë me mjaltë

Njerëzit që vuajnë nga lëkura e thatë apo ekzema duhet të përdorin mjaltin.

Mjalti është veçanërisht i rekomandueshëm në dimër kur lëkura thahet ndjeshëm.

Lyjeni lëkurën me mjaltë në mbrëmje, mbajeni një orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Larja e lëkurës

Njerëzit që kanë akne si pasojë e lëkurës së thatë mund të gjejnë shpëtim tek mjalti.
Përzieni një lugë çaji me mjaltë, lëngun e një limoni dhe dy lugë çaji me ujë.

Me këtë masë kremoze mund të lani lëkurën.

Limoni do të eliminojë qelizat e vdekura ndërsa mjalti do ta ushqejë lëkurën me vitamina.

Kundër plakjes

Ju mund të përgatisni një maskë për lëkurën që të luftojë shenjat e plakjes.

Përzieni dy lugë gjelle me mjaltë, çerek avokadoje, një lugë çaji me tërshërë të thatë dhe dy lugë çaji me lëng limoni.

Lexo po ashtu:  Nga problemet me jashtëqitjen tek trajtimi i anemisë, ja pse duhet të hani sa më shumë hurma

Kjo maskë do të pastrojë lëkurën dhe do ta ushqejë atë me vitaminë E dhe antioksidantë.

Kjo maskë mund të aplikohet disa herë në javë ndërkohë që rezultatet e para vërehen pas një muaji.

Si të ruani cilësinë e mjaltit

Mjalti duhet ruajtur në një vend të errët dhe të freskët.

Ai nuk duhet futur në frigorifer sepse ngurtësohet dhe nuk përhapet dot në lëkurë. Nëse e ruani në mënyrën e duhur, mjalti mund të rezistojë për vite të tëra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *