Shpesh herë ketë bimë e përdorim por nuk e dinim që ajo ndihmon edhe kundër rënies së flokëve.

Rozmarina (Rosmarinus officinalis, siç e kanë quajtur grekët e vjetër dhe romakët), ka qenë e njohur si bimë shëruese që nga kohët e lashta dhe i ishte përkushtuar perëndeshës Afërdita.

Rozmarina është bimë e njohur dhe e përdorshme për shumë qëllime: për të ndihmuar tretjen, fytin e lënduar, ftohjet. Gjithashtu ka efekte të dobishme në lëkurë: ajo përdoret shumë në industrinë e kozmetikës, si një pastrues për lëkurën. Ndihmon të mbajë fytyrën sa më të freskët dhe me shumë shkëlqim.

Lajmi i mirë është që rozmarina përmirëson memorien, por edhe qarkullimin e gjakut. Në saje të vetive të saj antiseptike, është një nga bimët më të përshtatshme për të ngadalësuar humbjen e flokëve. Vaji esencial që përmban rozmarina në fakt është shumë stimulues.

Rozmarina jo vetëm që i bën flokët tuaj të jenë më të butë, mirëpo në të njëjtën kohë stimulon rritjen më të shpejtë të flokëve. Ajo, ndihmon në zbutjen dhe forcimin e flokëve sikurse që ndihmon edhe në rikuperimin e flokëve të dëmtuar.

Lexo po ashtu:  Në cilat raste rrezikoheni nga pickimi i mushkonjave

Këtë bimë e keni në kopsht, por nuk e keni ditur që shëron RËNIEN E FLOKËVE.

Receta:
Kombinoni dy lugë gjelle të gjetheve të grira të rozmarinës me 300 mililitra ujë pastaj, me përzierjen e fituar trajtoni flokët, duke filluar nga fundi deri tek rrënjët.
Kjo përzierje është shumë e lehtë, andaj edhe nuk keni nevojë që ta largoni nga flokët, pasi që do të largohet vetë.

Sa shpesh: Provoni këtë trajtim, pasi që të dilni nga dushi, të paktën një herë në javë, mirëpo mund ta provoni edhe më shpesh, varësisht prej llojit të flokëve. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *