Kur dëgjojmë nënat tona të na thonë lyeni foshnjet me të verdhë veze, mjaltë apo me vaj ulliri, nuk ua vëmë veshin e na vjen për të qeshur. Vrapojmë për të blerë kremërat e vajërat më të shtrenjtë, por mesa duket gjyshet dhe mamatë tonë nuk e kanë gabim. Studimet e shumta kanë treguar që shumë kremëra për fëmijë kanë në përmbajtjen e tyre përbërës me natyrë toksike. Një prej tyre tyre është edhe konservanti në kremërat anti-skuqje, phenoxyethanolo, i cili ka efekte të dëmshme për lëkurën e ndjeshme të foshnjes. Phenoxyethanolo është një ruajtës i përdorur gjerësisht në produktet larëse dhe kozmetike për fëmijë, por studimet e fundit kanë treguar se ky konservant ka efekte toksike në zhvillimin psiko-fizik të një fëmije.

Muajin e kaluar, ANSM ( Agjencia Kombëtare Franceze për Sigurinë e Produkteve të Mjekësisë dhe Shëndetit) testoi mbi 10.000 kremëra anti-skuqje për fëmijë të moshës 0-12 muaj dhe doli me një përfundim shokues, afro 85% e tyre kishin në përmbajtjen e tyre nivele të larta të konservantit phenoxyethanolo. Përqëndrimi i këtij përbërësi nuk duhet t’i kalojë 0.2%, ndërkohë që në kremërat e testuar ai gjendes në masën 1-1.3%.tpër një kohë të ANSM nxorri rekomandimin që këta kremëra të hiqen nga tregu dhe që autoritetet evropiane të marrin masa paraprake për ndalimin e tyre.

Lexo po ashtu:  Kur kritikojmë të tjerët, jemi duke kritikuar veten tonë!

Në listën ”e zezë” të kremërave me këtë përbërës toksik bëjnë pjesë:

FISSAN Baby – Protezione e Natura
BABYGELLA – Pasta protettiva
AVÈNE Pediatril – Crema per il cambio
CHICCO – Pasta lenitiva
DERMOGELLA bébé – Baby Paste
FISSAN Baby – Pasta Alta Protezione

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *