“Besoj është e pamundur që të mund të kthehesh në fushë këtë verë”, deklarata është e drejtorit të spitalit Campo di Ifema, Antonio Zapatero, i intervistuar nga Cadena Ser, duke iu bashkuar kështu korit të ekspertëve që janë pesimistë rreth mundësisë për një rikthim tek futbolli i luajtur gjatë emergjencës koronavirus në Spanjë. Zapatero nuk e fsheh pesimizmin e tij që bie në kundërshtim me vullnetin e La Liga e Federatës spanjolle që kërkojnë me insistim rinisjen.

Mjeku ka shpjeguar se “testi nuk është zgjidhje, zgjidhja do të vijë sipas rezultatit të testit. Nëse zbulohet që nuk disponon antitrupa, atëherë je i rrezikuar nga infeksioni”.

“Në periudhën asimtomatike deri në dy ditë e gjysëm para simtomave e deri gjysëm dite para nisjes së tyre, sulmi viral është në maksimum e të ruash distancat në fushë nuk është e mundur – ka përfunduar Zapatero – Të luash futboll në muajt e ardhshëm për mua është e pamundur”.

Lexo po ashtu:  Pioli: Tash mund të thoni se Interi është favorit, por ne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *