Ka një kohë të gjatë që partitë tjera po bëjnë propagandë në dëm të Albin Kurtit. Sipas tyre, liderin e Vetëvendosjes, nuk do ta lëjnë ndërkombëtarët të bëhet kryeministër me idenë se Albini s’është person i pranueshëm për SHBA-të.
Loshi, ka thënë se alkulimet për qeverinë e ardhshme që LDK, PDK dhe AAK i bëjnë tash për ta anashkaluar vendimin e sovranit, i bëjnë nga frika e humbjes së zgjedhjeve, prandaj duan që të hutojnë sa më shumë votuesit potencialë të Albin Kurtit dhe Vetvendosjes me shpresë se deri më 6 tetor ata do të ndërrojnë mendje. Por këto kalkulime janë të kota, sepse nuk ka asnjë arsye që faktori ndërkombëtar ta pengojë partinë dhe kandidatin më të votuar për ta zgjedh partnerin e vet, për ta bërë qeverinë dhe për ta drejtuar shtetin e Kosovës.
Postimi plotë:
Sa i përket dialogut dhe marrëveshjes eventuale me Serbinë, Albin Kurti e ka bërë të qartë në të gjitha paraqitjet e tij publike se ai do të bashkëpunojë ngusht me faktorin ndërkombëtar, duke filluar që nga dita e parë si kryeministër i ri i Kosovës, kuptohet nëse ai dhe subjekti i tij del më i votuari.
Në harmoni të plotë me qëndrimin e Amerikës zyrtare, është edhe deklarata e Albin Kurtit se “ne nuk do të shkojmë në dialog për të nënshkruar një marrveshjen të përgatitur më parë, por do të bëjmë dialog që një marrëveshje me Serbinë të arrihet.”
Kalkulimet për qeverinë e ardhshme që LDK, PDK dhe AAK i bëjnë tash për ta anashkaluar vendimin e sovranit, i bëjnë nga frika e humbjes së zgjedhjeve, prandaj duan që të hutojnë sa më shumë votuesit potencialë të Albin Kurtit dhe Vetvendosjes me shpresë se deri më 6 tetor ata do të ndërrojnë mendje. Por këto kalkulime janë të kota, sepse nuk ka asnjë arsye që faktori ndërkombëtar ta pengojë partinë dhe kandidatin më të votuar për ta zgjedh partnerin e vet, për ta bërë qeverinë dhe për ta drejtuar shtetin e Kosovës.
Le të fitojë Albin Kurti e pastaj e shohim se kush do ta bëjë qeverinë! Do ta bëjë pra, Albini dhe askush tjetër