Shkrimtar, humanist, me ide të pakoha edhe 50 vjet pas vdekjes.

Albert Kamy do të ishte 100 vjeç sot e megjithatë ai nuk njeh moshë. Jeta dhe puna e tij reflektojnë tragjedinë e gjatë të shekullit XX, të shënjuar nga trazirat, dhuna, gjenocidi dhe përfundimi i tij për gjendjen absurde të njerëzimit, si dhe përpjekjet, jo për të gjetur një kurë, e cila nuk ekziston, por për të gjetur përgjigje, e lidhin atë me mijëvjeçarin e ri.

Kamy lindi më 7 nëntor 1913. Ndoqi rregullisht studimet në universitet dhe u diplomua për filozofi. Në vitet ‘30 kaloi sprova të shumta: shkroi tekste të shkurtra meditative me theks biografik, u shtrua në spital për tuberkuloz dhe i shpëtoi vdekjes.

U bë i njohur në vitin 1942 me esenë filozofike “Miti i Sizifit”. Po atë vit botoi romanin “I huaji”, pasqyrë e brishtësisë së njeriut dhe e vuajtjes absurde. Krijimtaria e Kamysë pasurohet edhe me dy drama. “Kaligula” dhe  “Të drejtët” – himn i sakrificës për liri. Vepër tjetër është eseja “Mendime për gijotinën”, si dhe “Murtaja”, që mbahet si një nga romanet më të mira të shekullit XX, ku i bëhet një sintezë qëndresës njerëzore ndaj të gjitha formave të tiranisë. Në vitin 1957 vlerësohet me çmimin Nobel dhe tre vjet më vonë humb jetën në një aksident automobilistik.

Lexo po ashtu:  “Adhuroj të shoh një vajzë të re e cila del jashtë dhe e kap botën nga jaka e xhaketës. Jeta është e poshtër. Ti duhet të përpiqesh dhe të triumfosh."

Kamy ishte një intelektual francez që vinte nga klasa punëtore algjeriane; shkrimtar o rritur nga e ëma dhe gjyshja që nuk dinin të lexonin.

Kamy është i famshëm për dy vepra të tij që  zbërthejnë absurdin. Tek “I huaji”, Merso me gjakftohtësi vret dikë – një akt, absurditeti i të cilit shpërfaqet vetëm kur të tjerët kërkojnë motivin.

Në kohën kur “I huaji” dhe “Miti i Sizifit” u publikuan në Francë, Kamy nuk ishte i lumtur me përfundimet e tyre.

Absurdi, – shkruante ai në ditarin e vet, nuk na mëson asgjë. Në vend që të kërkojmë te vetja për përgjigje, ne duhet të shikojmë te të tjerët.  Ne jemi të dënuar të jetojmë bashkë në këtë botë të heshtur. Impulsi ynë më i thellë, pasi të kuptojmë se kjo heshtje nuk do të mbarojë kurrë, është të refuzojmë këtë gjendje, t’i themi jo botës në gjendjen që është dhe të kërkojmë botën ashtu siç duhet të jetë.

Pasojat personale nga qëndrimet që shfaqi ishin tragjike, Insistimi i Kamys për solidaritet e çoi në fakt drejt vetmisë; denoncimi që i bëri komunizmit krijoi një përplasje me Zhan Pol Sartrin; edhe përpjekjet e tij për shpëtuar ata që e përçmuan përfunduan në dështim dhe izolim.

Lexo po ashtu:  Shërohet nga COVID-19 kryepeshkopi Anastas Janullatos

Ky i fundit, izolimi, shumë mirë mund të jetë çmimi që çdo moralist duhet të paguajë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *