Mediet greke kanë reaguar pasi kryeministri Edi Rama mohoi të kishte qenë për pushime në Greqi, duke i cilësuar në grup si “kazan mediatik” dhe si “fake neës” lajmin e raportuar prej tyre javën e shkuar.

Dy ditë më parë, Rama përgënjeshtroi lajmin që vinte theksin tek fshehtësia e pushimeve në Greqi, duke u shprehur se “Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat?Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia?.

Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani,isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi?Jo në Greqi,po askund përveçse në Shqipëri,s’kam bërë e s’bëj pushime si KM,qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X!”.

Pas kësaj përgjigjeje deri-diku ironike të kreut të qeverisë shqiptare, “Tribune.gr”, burimi i këtij informacioni, shkruan se Rama ka frikë nga “shefi” i tij, Erdogan, duke i kujtuar se mijëra emigrantë shqiptarë jetojnë në Greqi dhe përmes remitancave të dërguara, ruajnë ekonominë joekzistente në Shqipëri.

Lexo po ashtu:  Akademik Rexhep Qosja: Tuzi i dha mësim Kosovës e Shqipërisë - I ftoj pushtetarët në Shqipëri e në Kosovë të mësojnë çka duhet mësuar, prej shqiptarëve të Komunës së Tuzit, prej shqiptarëve të Malësisë së Madhe.

Në Shqipëri, edhe pushimet e një politikani në Greqi janë një pikë polemike. Skandali i ri erdhi pas raportimeve që Edi Rama dëshironte të bënte pushime në Greqi. Kryeministri Edi Rama ka mohuar disa raporte të mediave greke se ai ishte me pushime sekrete në Greqi.

Ai duhet të respektojë Greqinë, dhe te mos provokojë. Ai ka frikë se mos shefi i madh Erdogan e qorton. Edi Rama duket se harron se mijëra emigrantë shqiptarë jetojnë në Greqi. Harron që dërgesat nga këta njerëz ruajnë ekonominë jo ekzistente në Shqipëri. Ai duhet të respektojë Greqinë dhe të mos provokohet nga errësira e tij e Botës së Tretë”, shkruhet në artikull.

Sipas “Trikalavoice”, vizita e Ramës në Greqi është kryer pasditen e së enjtes, kur ka ndaluar në Trikalan dhe ka drekuar në restorantin “Aigli”. Ky restorant është pjesë e hotelit “Panellinion”, dhe siç raporton media, numri një i ekzekutivit ka drekuar i vetëm, dhe më pas ka konsumuar një kafe në hijen e sheshit. Sipas të njëjtave burime, Rama shoqërohej vetëm nga rojet e tij.

Lexo po ashtu:  A do të ndryshojë ora sivjet, ky është vendimi i fundit

Arsyet e vizitës së kryeministrit nuk janë bërë ende të ditura. Në mbulimin e “Trikalavoice”, theksohet se ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryeministri shqiptar, ka qenë edhe në të kaluarën Trikala, si mik nderi i komunitetit të përhershëm shqiptar që jeton atje. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *