E di, Sizifi duhet imagjinuar patjetër i lumtur, – një fjali e shqiptuar fillimisht nga filozofi japonez Kuki Shuzo, para se të shqiptohej nga Albert Kamy. Mirëpo, është e vështirë që Sizifi të imagjinohet i gëzuar. Sizifi, në poezitë e Homerit, është më i mençuri i Njeriut, është një lundërtar, një tregtar i madh, një njeri shumë i sigurt në vetvete, pasi ai nuk ngurroi të sfidonte Zeusin, duke i treguar zotit të lumit Azopos, ku ishte vajza e tij Aegina, të cilën, Zeusi e kishte rrëmbyer sepse e dëshironte.

Për t’u hakmarrë, Zeusi i kërkoi Thanatos që ta vriste Sizifin, por ky i fundit arriti ta zinte me zinxhir dhe kështu e pengoi që ta merrte me vete në ferr. E gjithë kjo ngjalli zemërimin e Zeusit, i cili e dënoi Sizifin të rrokulliste përjetësisht një shkëmb në majën e një mali, shkëmb i cili sa herë arrinte në majë të kodrës rrokullisej sërish poshtë. Një vendim i pazakonshëm, sepse zotat kishin gjykuar se nuk kishte dënim më të tmerrshëm se një punë pa dobi e pashpresë.

Lexo po ashtu:  Na duhet të shkelmojmë varësinë tonë nga suksesi

Pra, sigurisht, sipas disa interpretimeve, Sizifi mishëron lëvizjet e përhershme të natyrës, diellin, baticat. Për të tjerët, Sizifi personifikon fatkeqësinë e Njeriut, absurditetin e jetës. Ky është veçanërisht konceptimi që i ka dhënë Albert Kamyja në mitin e tij të Sizifit. Por për Kamynë, Sizifi është gjithashtu dhe para së gjithash një luftëtar, ai nuk bie pre e dëshpërimit, pasi vazhdon ta rrokullis gurin, pavarësisht gjithçkaje ai zgjedh ta jetojë jetën e vështirë.

Kjo është arsyeja pse Sizifi mishëron sipas Kamysë të vetmen çështje filozofike vërtet serioze, atë të vetëvrasjes. Të jetosh, natyrisht, nuk është kurrë e lehtë, shkruan Kamyja, ne vazhdojmë të bëjmë nojma që ekzistenca i urdhëron për shumë arsye, më e para prej të cilave është zakoni. Nuk ka ndëshkim më të tmerrshëm se ai i një pune të padobishme dhe absurde si ajo e Sizifit, një punë e privuar absolutisht nga kuptimi, një punë e pambarimtë. Megjithatë, ajo që i jep kuptim ekzistencës së këtij personazhi është mënyra se si u reziston perëndive, ai mbërthehet fort pas jetës. Kuptimi i ekzistencës së tij është lufta.

Lexo po ashtu:  Gjashtë mitet dhe të vërtetat mbi vetminë, dhe ndikimin që ka ajo mbi shëndetin e njeriut

Miti është tragjik, sepse personazhi është i vetëdijshëm, ai e di shumë mirë që fati i tij përballet me një ndëshkim irracional. Ndërsa Kamy shkruan: “Sizifi, proletari i perëndive, i pafuqishëm dhe i revoltuar, e njeh gjithë shtrirjen e gjendjes së vet të mjeruar: gjatë zbritjes ai mendon për të, mendjemprehtësia që duhej të krijonte vuajtjen, konsumon në të njëjtën kohë fitoren e tij. Kjo për faktin se ekziston revolta që jeta e Sizifit meriton të jetohet, vetëm arsyeja nuk e lejon atë që t’i japë kuptim absurditetit të botës”.

“Duhet ta imagjinoni Sizifin të lumtur”. Dënuar me një ndëshkim të panevojshëm dhe të pashpresë, si mund të jetë i lumtur ky hero i paarsyeshëm? Të heqësh dorë nga shpresa nuk do të thotë t’i dorëzohesh dëshpërimit. Edhe në ditët e sotme Kamy na mëson të shijojmë jetën, pavarësisht kritikës së ashpër të Sartre dhe Jeanson. Në të vërtetë, çfarë vlere do të kishte vuajtja e tij, në qoftë se çdo hap do të ushqente shpresën për t’ia dalë mbanë? Çdo kokrrizë e atij guri, çdo shkëlqim mineral i këtij mali të zhytur në terr, formon në vetvete një botë. Vetë lufta drejt majave mjafton për të mbushur zemrën e njeriut. Sizifin duhet ta përfytyrojmë të lumtur.

Lexo po ashtu:  Nëse dëshironi të tërhiqni vëmendjen e tij, duhet të shmangni 10 gjërat e mëposhtme

Njeriu modern ka trashëguar dënimin e Sizifit. Ashtu si Sizifi, ne kemi të njëjtën rutinë monotone deri në vdekje. Ja pse vdekja shihet si dalje nga absurdi. Ashtu siç bënte Sizifi, e njihte absurdin, por nuk dorëzohej para tij. Sizifi krijonte fatin e vet. Ashtu duhet të bëjmë edhe ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *