“Mos bëj kështu se i them policit”. “E thirra doktorin që të të bëjë gjilpërën?”. “Po bërtite vjen hajduti dhe të merr”.

Këto tre shprehje që të rriturit i përdorin rëndom, kur duan të “mbarojnë punë shpejt” me fëmijët e të bien rehat, janë një tjetër e keqe e mënyrës tonë si i edukojmë ata, fëmijët.

Të rriturit duke filluar nga prindërit, gjyshërit, mësuesit e deri te kalimtarët në rrugë, as që e “vrasin” mendjen të dëgjojnë veten se çarë “nxjerrin” nga goja dhe çfarë efekti bëjnë këto fjalë te fëmija kur i dëgjon. Të rriturve as i shkon në mënd që kanë barazuar dhe njësuar tre “gjëra” që nuk barazohen dhe njësohen.

Të barazosh doktorin me hajdutin dhe policin me hajdutin, është ti minosh fëmijës të mirën, respektin dhe përgjegjësinë. Ky edukim i keq me modele të bëra “lëmsh” nuk mund të “prodhojë” gjë tjetër veçse të rritur konfuzë që nuk dinë të dallojnë të mirën nga e keqja dhe përgjegjësinë nga papërgjegjshmëria.

Lexo po ashtu:  Albin Kurti del me apel të rëndësishëm për prindërit dhe qytetarët e Kosovës...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *