Ne ndoshta të gjithë njohim një 90-vjeçar që ende vrapon dhe drejton makinën, dhe ne njohim 50-vjeçarë që mezi lëvizin. Për të rritur shanset për të qënë si rasti i parë, shmangni këto 7 gjëra që përshpejtojnë procesin e plakjes:

Zgjedhje të këqija ushqimore

Një dietë e varfër është pothuajse një garanci e sigurt se do të plakeni më shpejt. Për të kufizuar kaloritë dhe për të marrë më shumë lëndë ushqyese, synoni të hani frutat, perimet, drithërat dhe mishin. Kufizoni ushqimet e përpunuara, të cilat janë të mbushura me kripë, sheqer dhe konservues.

Gjumi

Gjumi është një nga funksionet më të rëndësishme jetike. Mungesa e tij shkakton mbipeshë, depresion, diabet të tipit 2, tension të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.

Stresi

Stresi mund të shkaktojë shumë dhimbje koke (madje edhe migrenë) dhe dhimbje zemre. Me kalimin e kohës, stresi kronik mund t’ju bëjë të dukeni dhe të ndiheni më të vjetër dhe të ndikojë në një sërë problemesh shendetësore.

Lexo po ashtu:  Disa arsye se pse mund t’ju mpihen duart

Jeta pasive

Qëndrimi ulur për një kohe të gjatë çaktivizon muskujt skeletorë në pjesën e poshtme të trupit, duke sjellë pasoja negative metabolike dhe shëndetësore.

Ekspozimi ndaj toksinave

Hulumtimet tregojnë se ekspozimi kronik ndaj sasive relativisht të ulëta të kimikateve toksike mund të sjellë nj sërë problemesh shëndetësore. Këto substanca mund të grumbullohen në gjak, yndyrën e trupit ose inde të tjera, ku mund të prishin hormonet dhe sistemet e tjera të trupit.

Varësia ndaj duhanit, alkoolit dhe drogës

Nëse mund të shmangni pirjen e alkoolit, duhanin dhe drogën, do t’i bëni trupit një nder të madh. Këto vese dëmtojnë trupin më shpejt se sa mund të mendohet. Njerëzit që pinë tepër alkool ose pinë duhan kanë rreth trefish rrezik për të vdekur gjatë një periudhe të caktuar kohore në krahasim me ata që nuk e përdorin.

Injorimi i faktorëve të rrezikut

Nëse presioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak ose kolesteroli i lartë nuk zbulohen apo kurohen, ato do tëdëmtojnë trupin. Problemi është se ndonjëherë njerëzit nuk e dinë se i kanë këto probleme derisa të kenë një atak në zemër ose një goditje në tru, dhe deri atëherë, mund të jetë tepër vonë. Pyesni mjekun tuaj për teste dhe kontrolle te vazhdueshme.

Lexo po ashtu:  Temperaturat e larta/ Sa ujë duhet të pimë dhe disa këshilla për t’i bërë ballë të nxehtit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *