Smartfonët janë kthyer në një pjesë të pandashme të jetës sonë dhe shumë nuk i heqin nga dora as kur hyjnë për të kryer nevojat e tyre personale.

Sipas studimeve të ndryshme, deri në 75 për qind e njerëzve përdorin smartfonët edhe në tualet, por mjekët paralajmërojnë se mund të sëmureni duke bërë këtë gjë.

Një smartfon që merret me vete në tualet përmban deri në 18 herë më shumë mikrobe se një telefon tjetër. Vetë telefonat përmbajnë mikrobe të shumta, përfshirë edhe baktere ushqimi e pijesh. Me t’u përdorur në tualet, vend i cili njihet si më i pasuri në mikrobe, telefoni kthehet në një fole ku mikrobet edhe shumohen duke u kthyer në rrezik.

Rreziku shumëfishohet nëse një telefon përdoret nga më shumë se një person. Baktere të rrezikshme mund të ngjiten në telefonin tuaj dhe më pas të përhapen edhe tek të tjerët.

Po çfarë mund të bëjmë për të minimizuar rrezikun e përhapjes së infeksioneve?

Lexo po ashtu:  Mjeku japonez: Si të zbulosh vetë nëse mund të jesh infektuar me Covid-19 dhe një këshillë të thjeshtë për t’u zbatuar

Së pari mos e merrni kurrë smartfonin me vete në tualet dhe përpiquni të mos e përdorni duke ngrënë.

Dezinfektojeni rregullisht smartfonin tuaj, veçanërisht pasi e keni përdorur në tualet. Mos harroni të lani duart rregullisht, veçanërisht para se të largoheni nga tualeti dhe pasi keni prekur telefonat e të tjerëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *