Të flasësh mirë, të dish se si të komunikosh padyshim gjithnjë e më e rëndësishme: për ta bërë këtë, rregulli i parë është të shmangim gabimet që e bëjnë komunikimin tonë joefektiv.

Pra për të komunikuar në mënyrën më të mirë duhet të jeni vetvetja.

Ka raste kur komunikimi i mirë, përdorimi i fjalëve të duhura me të tjerët ose me veten mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si perceptohemi ose ndihemi për veten tonë. Prandaj është e rëndësishme para së gjithash të mësojmë të vëzhgojmë mirë mënyrën tonë të komunikimit, të vëmë re gabimet dhe të biem në kontakt me “fjalët e duhura” që kanë qenë gjithmonë brenda nesh, ato që shprehin qenien tonë të vërtetë dhe që do të na bëjnë të komunikojmë atë që duam, saktësisht dhe drejtpërdrejt.

Gabimet që duhet të eliminohen për të komunikuar më mirë:

Konceptet e përsëritura: bëheni llafazanë

Sa më shumë të përsëritet një koncept brenda të njëjtit fjalim, aq më shumë humbet efektivitetin dhe shkakton mërzi tek dëgjuesi.

Lexo po ashtu:  Këshillë për ty/ Pas ndezjes së makinës, mos bëni një gjë

Përdorimi i “kuajve të luftës”: shfaqeni nostalgjikë dhe pedantë

Përqendrimi gjithmonë në të njëjtat tema ose në histori të ngjarjeve të zakonshme na bën të dukemi të mërzitshëm dhe i shtyn të tjerët të na shmangin.

Të flasësh me shembuj është didaktike dhe bajate

Sjellja e një shembulli personal për gjithçka që thotë tjetri, e bën atë të ndihet fëmijë dhe e pengon shpërfaqjen e tij.

Ndërprerja është e padurueshme

Ndalimi i të folurit të të tjerëve me ndërhyrje, sqarime, kundërshtime të vazhdueshme është shenjë vrazhdësie dhe agresioni.

“Hapja e kllapave” prodhon shpërqëndrim

Hapja e vazhdueshme e fjalive rastësore të pasura në detaje e largon fjalimin nga qëllimi.

Përdorimi i shumë nënshtresave sjell ndërlikim

Shakatë, konsideratat e shkurtra personale, gjuha e paqartë e bëjnë komunikimin të ngjashëm me përtypjet personale.

Të bësh gjithmonë “batutën finale” rrezikon të jetë patetike.

Gjithmonë mbyllja e bisedës me një shaka që nuk është shumë për të qeshur krijon një efekt sikleti dhe të pakëndshme.

Të shikosh gjetkë është një shenjë mosinteresimi.

Lexo po ashtu:  5 perimet më të shëndetshme që duhet t’i konsumoni gjatë gjithë jetës

Është një nga gjërat që dëmtojnë më shumë atë që do të thotë tjetri, si dhe sinjalizon mungesë respekti për bashkëbiseduesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *