Servili, a ka gjë më të shpifur? Njerëz që përulen orë e çast duke u bërë lajka më të fuqishmëve, për t’u hyrë në qejf e për të pasur përfitime vetjake. Çdokund ndeshemi me puthador të tillë….

Më poshtë redaksia ju sjell disa shprehje që përkufizojnë dukurinë, por edhe karakterin e personave të tillë.

Pasioni më i madh i këtij shekulli është servilizmi./ Albert Camus
S’ka plaçkë më të mirë se lajkat./ Miguel Servantes
Kush di të lëpijë di edhe të kafshojë./ Blaise Pascal
Kini parasysh që të gjithë servilët jetojnë në kurriz të atyre që ua vënë veshin./ Jean de la Fontaine
Asgjë nuk urrej më shumë se njeriun që tjetër mbrun në gji e tjetër flet me gojë./ Homeri
Më mirë mes korbave se mes servilëve, të parët të shqyejnë për së vdekuri, të dytët për së gjalli./ Antisteni
Kush di të lajkatojë di edhe të shpifë./ Balzaku
Të shumtë janë ata që puthin duart që do donin t’i kafshonin./ Francois de la Rochefoucald
Njeriu do lajkatarët, por respekton kritikuesit./ Nicolas Gomez Davila
Mos i beso kurrë atij që flet mirë për të gjithë./ John Collins

Lexo po ashtu:  “Tokës dhe gruas nuk u humbet vlera kurrë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *