Viktor Hygo është konsideruar jo më kot nder i letërsisë franceze, pasi çdo vepër e tij ishte në thelb një kryevepër. Koha ka arritur t’ia nxjerrë në pah vlerat dhe sot, veprat e tij lexohen në mbarë botën. Përveç vlerave të veçanta që prekin tematika ende aktuale (dramat në marrëdhëniet njerëzore), Viktor Hygo ka lënë pas edhe një bagazh të pasur me thënie të veçanta dhe motivuese.

Shpresojmë t’ju pëlqejnë disa prej tyre:

“Mos i edukoni fëmijët të bëhen të pasur. Edukojini të jenë të lumtur, në mënyrë që të njohin vlerën e gjërave, jo çmimin”.

“Edhe nata më e errët do të mbarojë dhe dielli do të lindë”.

“Çfarë është dashuria? Kam njohur në rrugë një djalë të ri që kishte rënë në dashuri. Kapelja e tij ishte e vjetër, palltoja e grisur, uji i futej në këpucë dhe yjet kalonin përmes shpirtit të tij”.

“Le t’i trembemi vetes. Paragjykimet janë grabitësit e vërtetë; veset janë vrasësit e vërtetë. Rreziku më i madh qëndron brenda vetes sonë”.

Lexo po ashtu:  “Abdyl Frashëri u arrestua në hyrje të Durrësit, si shkoi deri aty dhe çfarë i gjetën me vete?”

“E ardhmja ka emra të ndryshëm. Për të dobëtit, quhet e pamundur. Për të ndrojturit, quhet e panjohur. Për trimërit, quhet ideale”.

“Me fuqinë e shikimit të parë është abuzuar kaq shumë nëpër historitë e dashurisë, saqë njerëzit nuk po e besojnë më. Disa njerëz guxojnë tani të pohojnë se dy persona kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin, thjesht sepse janë parë në sy. Por, kjo është mënyra se si nis dashuria, është mënyra e vetme”.

“Aktet më të mëdha të dashurisë janë bërë nga ata që përditë kanë bërë akte mirësie”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *