Frika është e natyrshme, një emocion që shfaqet në momentin që perceptojmë një rrezik që mund të jetë real ose imagjinar. Lind si një përgjigje e shpejtë para një kërcënimi dhe vjen nga truri ynë më primitiv, ai që merret me instiktet dhe me sistemin limbik që rregullon emocionet.

Për njerëzit primitivë frika ishte një reagim që shërbente për t’i alarmuar përpara rreziqeve. Sot aktivizohet përpara situatave të përditshme që në realitet nuk janë kërcënime të vërteta, por imagjinare. Ashtu sikur nuk ka kufi për imagjinatën, nuk ka edhe për frikën, është diçka e krijuar nga ju.

Mund të çaktivizohet dhe të tejkalohet, por fillimisht duhet kuptuar. Kur diçka të frikëson energjia jote ndrydhet, të bën të ndihesh i vogël dhe vulnerabil. Ky proces sjell ankth, mendime dhe ide negative. Ndjesitë janë të ndryshme në çdo person dhe varen nga lloji, grada dhe intensiteti me të cilën përballeni.

Megjithatë frika është ndjenja më e zakonshme që manifestohet së bashku me pasigurinë, nervozizmin, shqetësimin, stresin, ankthin, mosbesimin, dyshimin, ndrojtjen apo edhe panikun. Sipas kërkuesve janë neuronet ato që janë përgjegjëse në përcaktimin e asaj që të tremb ose jo.

Lexo po ashtu:  Lajmi që dha Ilir Hoxha për vdekjen e nënës, Nexhmije Hoxha/ "Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re, përparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ne do të ndjehemi përherë krenarë për emrin dhe veprën e saj."

Amigdala është përgjegjëse për frikën. Ka shumë pak neurone në këtë zonë dhe sipas kërkimit duhet të ndodhë një si lloj votimi demokratik, ku shumica percepton diçka të rrezikshme që të prodhojë në organizëm një reaksion që më pas do të funksionojë si një instikt mbrojtës.

Një nga reaksionet më të zakonshme është hapja e syve, për shkak se mendja ndjen se ndodhet para një rreziku dhe përgjigjet duke zgjeruar fushën vizuale, ashtu edhe për atë dëgjimore. Ky është një mekanizëm mbrojtjeje. Drita në këtë rast luan një rol kryesor në modulimin e frikës dhe të ankthit. Kjo shpjegon se pse për ne njerëzit shumë nga frikët që na lindin që në fëmijëri lidhen me errësirën, kur kemi dritë itensiteti i ankthit dhe i stresit ulen.

Udhëzime:

Gjej qetësinë, merr frymë thellë. Mos u përpiq ta fshehësh emocionin. Përballu me të gradualisht. Merru me një aktivitet fizik. Shih anën pozitive, përdore adrenalinën si diçka që të shtyn.

Lexo po ashtu:  Gjakovari gjen 8000 euro dhe i dorëzon në polici, paratë i kthehen pronarit

Shkruaj ndjenjën tënde në një letër dhe atë që të bën të pasigurt. Ki parasysh sinjalet që të lëshon trupi, instikti. Foli vetes, përballu me të dhe jepi forcë. Kërko një motiv, mendo atë që do fitosh duke u përballur me frikën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *