Motorola Moto Z3 në kombinim me modin 5G moto më 3 prill 2019 u bë telefoni i parë mobil komercialisht në dispozicion në botë që do të lidhet me rrjetin 5G pasi që në SHBA Verizon e lansoi rrjetin e vet brezgjerë 5G Ultra.

Kështu Motorola pas 46 vitesh kur me modelin Motorola DynaTAC 8000X u krye thirrja e parë me telefon mobil, përdoruesve tani ua mundëson kyçjen në rrjetin e parë komercial 5G duke e përdorur Motorola moto Z3 dhe 5G moto mode.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Duke mundësuar latencë më të ulët, trafik më të madh dhe shpejtësi që janë deri në dhjetë herë më të shpejta se teknologjia ekzistuese wireless, rrjetet 5G do ta forcojnë lidhjen mobile dhe do ta përmirësojnë dukshëm përvojën e përdorimit të telefonave të mençur.

Lexo poashtu: Rrjeti 5G është kancerogjen. Brukseli ndalon rrjetin 5G

Me lidhje të thjeshtë të 5G moto mode në Motorola Z3, përdoruesit do të jenë në gjendje të lidhen në rrjetin5G të Verizon dhe ta shijojnë një përvojë më të shpejtë dhe më të rrjedhshme të përdoruesit. Kjo e përfshin live streamingun e pandërprerë në 4K, video bisedat, gejming dhe përvojë VR pa lag (vonesa), si dhe shpejtësi të jashtëzakonshme downloadimi.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  “Punërat e Perëndisë”. Poezia e Andon Zako Çajupit, që do t’ju pëlqejë pamasë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *