Trumbeta gjëmimtare

 

Mu në majë të Tomorrit, një shqipe na fluturoj

Hapi krahët laragané, u vërtit ca dhe qëndroj

Qëndroj shtiri sytë e forta rreth e rrotull Toskërisë

Pastaj e helmuar shumë çau malet e Gegërisë

Asgjëkundi s’gjente prehje, dridheshe posi shigjetë

Ngado shkonte, lotë derdhte, i rrethuar ish prej Shqéte

Në gjuhë të saj bërtiti, duke thënë këto fjalë

Shqipëtarë! trimash trima për se rroni me të gjallë?

Ulqinin ja u përpshinë, tani Matit i vërtiten,

nat e dit futin spica dhe po si dhelpërat pshihen.

Lidhuni me besa-besë, jipni dorën midis juve,

Ndryshe do pendoheni, kur t’ju thërresë bota Shulè.

Myftar Dukë Malësori

Botuar në revistën Albania, 1897

Lexo po ashtu:  Tepër e shkurtër është jeta ime për të diskutuar për tituj gazetash. E dua përmbajtjen, sepse shpirtit tim po i ngutet. Nuk kanë mbetur shumë ëmbëlsira në kuti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *