Është një nga ribashkimet më të pritura të vitit 2020 … dhe muajin e ardhshëm “Friends” do të fillojë xhirimet.Megjithatë, audienca nuk do të jetë më prezente gjatë shfaqjes, pasi Matt Le-Blanc, Jennifer Aniston, Courtney Cox, Matthew Perry dhe David Schwimmer duhet të ndjekin rregulla të rrepta. Shfaqja do të jetë një përzierje e intervistave dhe skeçeve.
Një burim tha: “Të gjithë shpresojnë se xhirimet mund të rifillojnë muajin tjetër. Do të ketë udhëzime shumë të rrepta dhe nuk do të përfshihet audienca e drejtpërdrejtë.”
“I gjithë stafi do të testohet për Covid-19, dhe u kërkohet të karantinohen pasi të kenë bërë provat.”
Jen, 50 vjeç, tregoi se nuk kishte dalë për tre javë nga shtëpia gjatë pandemisë dhe ishte fiksuar pas pastrimit.