Vitamina D forcon muskujt, nervat dhe sistemin imunitar. Trupi e përdor këtë vitaminë për të absorbuar minerale si kalciumi dhe fosfori duke bërë që dhëmbët dhe kockat të jenë më të forta. Vitamina D mund të merret nga rrezet e diellit, ngrënia e vezve, peshkut dhe ushqimeve të fortifikuara si qumështi dhe drithërat. Arsyet se pse trupit mund t’i nevojitet më shumë vitaminë D mund të jetë e lidhur me një sërë faktorësh, ku ndër të tjera themi se:

  1. Trupi nuk merr mjaftueshëm diell.
  2. Trupi nuk merr mjaftueshëm vitaminë D nga ushqimi, veçanërisht nëse jeni vegan ose nëse nuk konsumoni qumësht.
  3. Trupi nuk përthith vitaminën D ashtu siç duhet, ose e largon atë shumë shpejt.

Prania e vitaminës D në organizëm ndihmon dhe në shërimin e plagëve. Plagët duket se nuk shërohen aq shpejtë te njerëzit me nivele të ulëta të vitaminës D. Hulumtimet janë në vazhdim për të parë nëse suplementet e vitaminës D mund t’i ndihmojnë njerëzit të shërohen më shpejt nga djegiet dhe plagët e tjera.

Lexo po ashtu:  Pijet energjike dëmtuese të zemrës

Mungesa e vitaminës D bën më të vështirë për trupin të përdorë mineralet që i nevojiten për të mbajtur kockat më të forta. Kjo nënkupton se kockat bëhen më të thyeshme duke shfaqur sëmundjen e osteoporozës. Kjo sëmundje prek një të tretën e grave midis moshës 60 dhe 70 vjeç dhe dy të tretat e grave 80 vjeç e lart.

Dhimbjet muskulore mund të jenë një shenjë tjetër e mungesës së vitaminës D. Veçanërisht te njerëzit e moshuar, muskujt e dobët mund të rrisin shanset për të rënë dhe për të thyer një kockë. Mund të jetë gjithashtu një shenjë e osteoporozës. Kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese që mund të largohet me suplementet e vitaminës D, ndryshimet në dietë ose stilin e jetesës.

Rakiti është gjithashtu një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e Vitaminës D. Në vitet 1800, ndotja e qytetit ishte mjaft e lartë për të bllokuar pjesën më të madhe të dritës së diellit. Kjo shkaktoi nivele të ulëta të vitaminës D që çoi në një epidemi të kësaj sëmundjeje të fëmijëve që pengon rritjen dhe zbut dhe keqformon kockat në rritje. Më shumë diell dhe ushqime të fortifikuara me vitamina ndihmuan në ndalimin e tij.

Lexo po ashtu:  Studiuesit: 1/3 e femrave vuajnë nga depresioni dhe sëmundjet kardiovaskulare

Ndryshe nga rakitizmi, i cili është kryesisht një sëmundje e fëmijërisë, mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë osteomalacia gjatë moshës madhore. Edhe pasi kockat ndalojnë së rrituri, ato kanë nevojë për vitaminë D për riparim dhe mirëmbajtje. Nëse nivelet qëndrojnë të ulëta për një kohë të gjatë, mund të ndodhë që kockat të zbuten duke shkaktuar thyerje dhe probleme të tjera.

Shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë lidhjen midis vitaminës D dhe sëmundjeve të rënda. Ka prova që tregojnë se nivelet e vitaminës D mund të kenë një efekt në sëmundjen e sheqerit (llojin 1 dhe 2), presionin e lartë të gjakut, sklerozën e shumëfishtë dhe disa lloje të kancerit.

Për të shmangur të gjitha rreziqet që vijnë nga mungesa e vitaminës D është e këshillueshme të bëni një test të thjeshtë gjaku për të parë nivelin e kësaj vitamine në trupin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *